fbpx
Dieta Shqip

Si të çliroheni nga mbajtja e ujit dhe të humbni peshë me këto 5 hapa të thjeshtë!!

Ekzistojnë 3 lloje të mbajtjes së ujit dhe e para prej tyre (mbajtja e lëngjeve mjekësore) është shkaktuar nga probleme serioze shëndetësore si sëmundjet e zemrës dhe tiroides, artritit ose lupusit.

2 llojet e tjera janë mbajtja ciklike dhe e përgjithshme e lëngjeve. Ato janë të lidhur me stilin e jetesës dhe ciklet e menstruacioneve të grave. Zakonisht nuk i nënshtrohen trajtimit mjekësor.

Për shkak të mbajtjes së ujit, mund të ndihemi më të rënduar sesa zakonisht ose jemi më pak aktivë.

Simptoma të tjera mund të përfshijnë:

Probleme me lëkurën
Lëvizje në peshë
Fryrje veçanërisht në zonën e barkut
Këmbët e fryra

Si ta eliminoni ujin dhe rrjedhimisht të humbni peshë:

Eliminoni stresin
Stresi është një reagim i trupit tonë në një situatë të rrezikshme ose komplekse. Si pjesë e përgjigjes gjëndrat e veshkave lëshojnë kortizol (gjithashtu i njohur si hormoni i stresit). Dhe sipas studimeve, kortizoli rrit mbajtjen e lëngjeve.

Relaksohuni në sauna
Një sauna nuk është vetëm një mënyrë e mirë për t’u çlodhur dhe për të ikur nga problemet tuaja të përditshme, është një mënyrë tjetër për të ulur mbajtjen e ujit. Sipas një artikulli të botuar nga Harvard Medical School, djersitja fillon pothuajse menjëherë dhe kjo ju ndihmon shumë.

Ushtrohuni rregullisht
A bëni punë duke qendruar ulur? Më shumë gjasa keni vënë re se këmbët tuaja janë të fryra kur ktheheni në shtëpi. E ndenjura ulët për shumë kohë mund të shkaktojë mbajtjen e ujit dhe simptomat e saj. Për ta shmangur atë, bëjeni jetën më aktive: shkoni në palestër, ecni më shumë në këmbë, frekuentoni më shpesh pishinën.

Rregulloni zakonet tuaja të të ngrënit
Ushqimet që janë të pasura me proteina, vitamina B6, kalium dhe magnez mund të ndihmojnë gjithashtu në uljen e mbajtjes së ujit. Këto produkte përfshijnë: vezë, artichoke, panxhar, selino, avokado, ananas, kajsi, fiq, asparag dhe çokollatën e zezë. Shmangni ushqimet me kripë si gjiza, por dhe pijet me gaz.

Flini gjumë mjaftueshëm
Mungesa e gjumit ndikon negativisht në shëndetin tonë dhe mund të shkaktojë probleme të rënda mjekësore si obeziteti, sëmundjet e zemrës, presionin e lartë të gjakut dhe diabetin. Shkencëtarët konfirmojnë se gjumi i keq mund të ndikojë gjithashtu në veshkat tona, që dihet se rregullojnë balancën e ujit.

Shumica e njerëzve duhet të flenë përafërsisht 8 orë për të qenë në gjendje të funksionojnë siç duhet, por disa prej nesh kanë nevojë për më shumë ose më pak kohë.

Mos harroni se nëse zgjoheni të lodhur dhe vazhdimisht kërkoni një shans për të marrë një sy gjumë, ka gjasa që mund të keni nevojë për më shumë gjumë gjatë natës.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top