Aliexpress WW
Dieta Shqip

Regjimi ushqimor që nuk i lejon Brigitte Macron të fitojë dhjamë (dhe pse 65 vjeç)!

Që kur është bërë zonja e parë e Francës, për Brigitte Macron është folur shumë, sidomos për siluhetën e saj të hollë dhe fizikun perfekt (në moshën 65-vjeçare) si dhe për influencën e saj politike mbi presidentin e Republikës Franceze.

Në veçanti vëmendja mediatike është pqërqëndruar në moshën e saj: 65 vjeç (24 vite më pak se ‘Manu’) kundrejt një fiziku për t’u pasur zili edhe nga një vajzë. Por si qëndron në formë zonja e parë e Francës?

Është meritë e gjenetikës së saj apo i një rutine bukurie të studiuar dhe të një diete presidenciale të mrekullueshme? Shumë njerëz e kanë bërë këtë pyetje dhe duket se përgjigjen e ka dhënë autori i vëllimit Les Dames de l’Elysée (që do të dalë në maj të vitit 2019), Bertrand Meyer-Stabley.

Brigitte, revolucionarja

“Brigitte Macron stërvitet duke bërë një orë biçikletë në ditë, ushtrime për të forcuar muskulaturën, etj. mbi tapet”, shpjegon Meyer-Stabley. Por nuk është gjithçka. Forma perfekte e Brigitte Macron nuk është fryt vetëm i dedikimit të saj të vazhdueshëm ndaj sportit. “Brigitte ndjek një regjim ushqimor të kuruar: alternon një proporcion të mirë frutash e perimesh në kuzhinën e Eliseo”, shpjegon gazetari i cili siguron që menuja e saj e shëndetshme ‘nuk kërcënon buxhetin ushqimor të Pallatit”.

Që disa muaj më parë, kuzhinieri zyrtar i Elisee q prej vitit 1997, Guillaume Gomez, zbuloi disa dietaje për Brigitte Macron: “Përveç 10 llojeve të frutave dhe perimeve në ditë, Brigitte kryesisht ha mish të bardhë dhe shumë peshk, të pjekur në skarë dhe me pak vaj ulliri sipër. Djathrat dhe vera, ekselenca e kuzhinës franceze në botë, lejohen vetëm në raste të veçanta dhe në darka zyrtare”. Për mëngjes? Golden milk (qumësht i artë) me bazë kurkuma për t’u përgatitur për aktivitetin sportiv.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, meritë e trupit të saj në superformë është dhe qeni i çifit presidencial francez: ‘Brigitte nxjerr çdo ditë qenin e saj shëtitje në Elysee duke vendosur një kapele që të mos njihet”. Nëse dëshironi të dukeni si ajo kur të jeni 65 vjeç, mbani shënim.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top