Mendimi i parë që të vjen në mend pasi vendos të mbash dietë është: A do t’i shtoj kilogramët e humbur pasi ta ndërpres?
Nëse ju bëni dietën e duhur, që do të thotë të ushqeheni shëndetshëm, shpesh dhe pak, me larmi dhe orar, me lëvizje dhe hidratim optimal, atëherë mbajtja e peshës është e thjeshtë.
Ja përse:
Kilogramët nuk shtohen brenda ditës
Gjithkush e kupton që ka ngrënë më shumë, mjafton të peshohet çdo javë
Nëse ruani zakonet e fituara gjate dietës duke ngrëne gjithmonë mëngjes dhe respektuar oraret, nuk ka pse ta ekzagjeroni.
Këtu aktiviteti fizik merr rol akoma më të rëndësishëm. Ndihmon shumë më tepër në mbajtjen e peshës sesa në rrëzimin e saj!
Vazhdoni të jeni të motivuar. Kujtoni gjithmonë sa shume sukses keni arritur! Ky është çelesi i suksesit të disiplinimit. Se në fund të fundit, edhe ushqimi kërkon disiplinë.
Marrë nga dietologia Blerina Bombaj