Artikujt e fundit

Këto janë ushqimet që rrisin prodhimin e kolagjenit, ja lista!

Kolagjeni është një proteinë që trupi e prodhon natyralisht. Ajo është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit dhe gjallërisë së lëkurës. Kolagjeni gjendet në çdo organ të trupit, përfshirë kocka, lëkurë, ligamente dhe kërce. Kolagjeni bashkëpunon me proteinën elastinë për të ruajtur elasticitetin e indeve. Ai ka nevojë për shumë aminoacide, ndërkohë që inflamacioni ka aftësinë ta shkatërrojë. Fibrat e kolagjenit përfitojnë shumë nga dy aminoacide: lysina dhe prolina por edhe nga ushqyes të tjetër siç është vitamina C. Kolagjeni gjendet poshtë shtresës së jashtme të lëkurës. Ai është baza e indeve lidhorë që mbështesin të gjithë strukturën e lëkurës, ndaj është thelbësor për një lëkurë rinore. Me kalimin e moshës, trupi prodhon gjithnjë e më pak kolagjen, ndërkohë që lëkura hollohet duke i çelur rrugën rrudhave. Dielli, ndotja, radilalet e lira dhe duhanpirja, janë gjithashtu përgjegjës për rënien e sasisë së prodhuar të kolagjenit. Trupi prodhon vazhdimisht kolagjen për të riparuar dëmet, por pas moshës 35-40 vjeçare, prodhimi dhe cilësia e tij zbehet.

Lajmi i mirë është se, përveç trajtimeve kozmetike, ushqimi është një tjetër burim i pasur me kolagjen. Më poshtë do të gjeni listën e ushqimeve të pasura me kolagjen të sugjeruara nga Dietaime.com

Ekspertët thonë se prodhimi i kolagjenit është në varësi të nivelit të përshtatshëm të aminoacideve, 9 prej të cilave nuk prodhohen nga trupi dhe duhen marrë nëpërmjet ushqyerjes. Burimet shtazore siç janë shpendët, peshku, djathi, qumështi dhe vezët arrijnë të plotësojnë kërkesën për nëntë aminoacide. Antocianidina Frutat e pasura me bioflavonoidinë dhe antocianidinë mbështesin indet lidhore dhe fibrën e kolagjenit. Ato gjenden në ushqimet me ngjyrë të kuqe ose vjollcë siç janë qershitë, manaferrat dhe boronicat e kuqe. Antocianidina rrit nivelet e vitaminës C në qeliza, mbron kundër dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira dhe parandalon shkatërrimin e kolagjenit në lëkurë. Ushqyesit e nevojshëm Vitamina C dhe bakri janë të rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit dhe riparimin e indeve. Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C siç janë kivi, brokoli, sallata e ujit, portokalli, speci, pjepri dhe lulerradhiqe.

 

1. Vezë

Duke qenë se aminoacidet janë të rëndësishme në formimin e kolagjenit, ekspertët sugjerojnë që të përfshini vezët në ditën tuaj pasi janë një burim i mirë natyral i aminoacideve.

2. Hudhra

Ushqimet e pasura në sulfur, si hudhra, rrisin prodhimin e kolagjenit si në lëkurë ashtu edhe gjymtyrë.

3. Portokalli

Frutat që përmbajnë vitaminë C ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit. Hani sa më shumë qitro, kivi, fruta pylli, madje edhe domate.

4. Avokado

Avokadot dhe vaji i tyre përmbajnë acide yndyrore omega 3 që rrisin prodhimin e kolagjent dhe vitaminë E që lufton radikalet e lira.

5. Frutat e pyllit

“Frutat e pyllit përmbajnë lëndë ushqyese që ndihmojnë fibrat e kolagjenit të lidhen bashkë në një mënyrë që ndihmojnë trupin të prodhojë kolagjen. Hidhni një grusht me fruta pylli (boronicë, manaferra, luleshtrydhe) tek bollguri ose kosi për t’i dhënë më shumë shije dhe për të marrë sa më shumë përfitime (përfshi edhe rininë e përhershme).

6. Karota

Vitamina A ndihmon në rigjenerimin e kolagjenit të dëmtuar, prandaj konsumoni ushqime me pigment portokall, si karota, kungulli dhe patatet e ëmbla, që janë të pasura në vitaminë A, për të mbajtur lëkurën të shëndetshme.

7. Perimet e gjelbra

Perimet e gjelbra si spinaqi, kale, lakra, brokoli kanë si vitaminë A ashtu edhe C, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë trupin të prodhojë më shumë kolagjen.

8. Farat e linit

Një tjetër ushqim i pasur në acide yndyrore omega 3? Farat e linit. Spërkatni pas prej tyre tek drithërat ose i përzieni në lëngje të ndryshme për të stimuluar prodhimin kolagjenit.

 

 

 

pelqe faqen dietaime.com

Më të lexuara

To Top