Aliexpress WW
Dieta Shqip

“E Djegin Menjëherë!”/ 6 Ushtrimet Abdominale që Shkrijnë Yndyrën në Bark!

Megjithëse vera ka kaluar, nuk është asnjëherë vonë për të punuar me trupin tuaj. Çfarë kërkohet të arrihet më së shumti kur bëhet fjalë për ushtrimet e barkut janë hollimi i belit dhe të paturit një bark me muskuj të dukshëm.

Do të ndajmë me ju një grup ushtrimesh fantastike për pjesë të ndryshme të barkut:

Nëse doni të arrini rezultate të mira, është me të vërtetë e rëndësishme që të stërvitni të gjitha grupet e muskujve. 

1. Muskujt në pjesën e sipërme të barkut

Një nga ushtrimet më të mira për muskujt e sipërm të barkut janë ulje-ngritjet e shpejta.

– Shtrihuni në kurriz.

– Ngrihuni me një lëvizje të vrullshme, duke e çuar gjurin e djathtë drejt kraharorit dhe duke lëvizur krahun e majtë sikur po vraponi.

Kthehuni në pozicionin fillestar. Përsëritni ushtrimin për gjurin e majtë dhe krahun e djathtë.

2. Muskujt e pjesës së poshtme

Ushtrimi “Gërshërët” është një zgjedhje e shkëlqyer për të trajnuar muskujt e pjesës së poshtme të barkut tuaj.

– Shtrihuni në shpinë, vendosini duart nën ije dhe ngrijeni kokën nga toka.

– Ngrini këmbën tuaj të majtë aq lart sa mundeni, këmba e djathtë duhet të rrijë pezull mbi tokë.

– Uleni këmbën e majtë dhe ngrini këmbën e djathtë. Përsëriteni disa herë.

3. Muskujt në pjesën qëndrore të barkut

Ky është një ushtrim që ju mund ta shtoni në regjimin tuaj stërvitor.

– Shtrihuni në shpinë dhe vendosini duart nën ije ose në anë.

– Përkulni gjunjët dhe ngrijini ato drejt kokës, duke i tërhequr ato lart pak më shumë në fund të lëvizjes.

– Ulini këmbët poshtë poshtë mbi dysheme.

Përsëriteni disa herë ushtrimin në lëvizje lëkundëse.

4. Muskuj në anë të barkut

 

Këto rrotullime janë një stërvitje e thjeshtë për të trajnuar muskujt në anë të barkut.

– Shtrihuni në dysheme me gjunjët e përthyer, këmbët tuaja duhet të jenë pak më lart mbi tokë. Shpina juaj duhet të jetë e ngritur nga dyshemeja në këndin 45 °.

– Krahët duhet të mbyllen së bashku dhe të mbahen larg trupit. Ju mund të mbani pak peshë në duar për ta bërë ushtrimin më efikas.

Rrotullojini krahët nga njëra anë në tjetrën në një lëvizje gjarpëruese. Përsëriteni disa herë.

5. Muskujt në qendër dhe në pjesën e sipërme të barkut

Ky ushtrim përfshin grupe të ndryshme të muskujve.

– Merrni një pozicion si në figurën e mësipërme sikur po bëni pompa por me bërrylat e përkulur.

– Mbajeni këtë pozicion për aq kohë sa të mundeni.

6. Muskujt në bazë

– Filloni me një pozicion sikur po bëni pompa, por mbajini krahët drejt. Sigurohuni që dyshemeja të jetë e lëmuar dhe jo e shtruar me ndonjë qilim apo tapet.

Nëse është e mbuluar, mund të përdorni pjata njëpërdorimëshe si rrëshqitëse, ose thjesht të blini rrëshqitëse profesionale.

– Ngadalë ngrini ijet dhe tërhiqini këmbët deri tek duart tuaja pa i përkulur gjunjët. Pozicioni përfundimtar duhet të duket si një shkronjë V e përmbysur.

Mbajeni pozicionin dhe rrëshqisni këmbët mbrapsht për në pozicionin fillestar.

Na vizitoni për më shumë edhe ne INSTAGRAM! Për të ndjekur ushtrime çdo ditë!

LINKU-     https://www.instagram.com/p/BrLTzBJnsQc/

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top