fbpx
Dieta Shqip

“Dieta nuk është vetëm çfarë hamë! Shto diell në jetën tënde, për më pak kg në peshore!”

Sa herë dëgjojmë fjalën dietë në mendjen tonë imagjinojmë moment urie, sakrifice, vullneti të fortë për t’ju nënshtruar në një menu me shumë pak ushqime dhe pa ushqime të cilat ne kemi qejf dhe që i konsiderojmë të dëmshme! Madje shpeshherë e lidhim si një dënim që meritojme të vuajmë, pasi fajësojmë veten se kemi abuzuar!

Nga dietologia Rolina Naco
Në fakt, pas viteve ’80, interesi për të pasur linja trupore u rrit shumë herë më shumë se më parë.

Kjo se zhvillimi i televizorit, fotografive dhe modës patën një rritje të menjëhershme dhe femrat, ato të parat dhe, më pas meshkujt, u fokusuan shumë më shumë në linjat e trupit.

Që atëherë fjala ‘dietë’ ka marrë një kuptim tjetër nga ajo që i është dhënë mijëra vite më parë.

Fjala ‘dietë’ ka një histori që në Greqinë e Lashtë, por që sigurisht nuk kishte këtë kuptim që ka marrë sot.

Për herë të parë fjalën ‘dietë’ e ka përdorur Hipokrati ‘babai i mjekësisë’.

Që atëherë fjala ‘dietë’ është lidhur fort me shëndetin trupor dhe mendor të njeriut.

‘Dietë’ do të thotë mënyrë jetese, mënyra si ne ushqehemi në çfarë orë, me se etj.

Do të thotë ku ne jetojmë sa ekspozohemi në diell, nëse kemi aktivitet fizik, nëse kemi një gjumë të mirë, hidratimi ynë, nëse kemi vese si duhanpirja, alkooli etj, akoma dhe mënyra se si reagojmë nga stresi.

Të gjithë këta faktorë lidhen me shëndetin tonë psikofizik, por dhe në peshën trupore!

Asnjë trup nuk është i bërë për të qenë obez.

Madje dhe ata që kanë një prirje gjenetike, nëse kanë një dietë ose ndryshe një ‘mënyrë jetese’ të shëndetshme, ashtu si quhet sot nuk mund të bëhen obezë.

Asnjë organizëm i plotësuar nga lëndët ushqyese (makro- mikroelementët) dhe i qetë nga ana shpirtërore nuk ka nevojë të konsumojë me mani sasi ushqimesh në darkë për t’u ndier qoftë edhe për pak minuta kënaqësi ose i plotësuar!

Një fenomen shumë i përhapur vitet e fundit në zonat urbane.

Aty ku njerëzit punojnë në zyra për orë të gjata pa pasur kontakt me natyrën, ekspozimin në diell dhe marrjen e oksigjenit pa e kursyer atë.

DUKE ANALIZUAR NJE NGA NJE!
Pak diell në dietë – më pak kile në peshore!
Një nga benefitet shumë të njohura për diellin është vitamina D.

Një vitaminë që ne e marrim kryesisht nga dielli dhe që është e domosdoshme për shumë funksione të përditshme të trupit tonë dhe në të gjitha moshat.

Dielli gjithashtu ndikon edhe në prodhimin e një neurotrasmetuesi që quhet seritoninë.

Seritonina ka si qëllim të japë në trurin tonë mesazhin që trupi është i qetë, ndihet mirë dhe që është i ngopur!

Kjo e bën të domosdoshëm ekspozimin tonë në diell, nëse duam të kemi një trup të shëndetshëm dhe me linja të bukura!

Nuk është aspak rastësi që pjesa më e madhe nga ne gjatë verës humbasim më lehtësisht kile dhe ndihemi plot me energji dhe më mirë.

Gjithashtu nuk është rastësi që në stinën e vjeshtës dhe të dimrit jemi më melankolikë.

Rekomandohet të ekspozojmë pjesë të trupit në diell për 10 minuta në ditë minimumin për të stimuluar prodhimin e seritoninës edhe pse sintetizimi i saj ndikohet dhe nga ushqimet.

Aktivitet fizik!
Për vite me rradhë aktiviteti fizik ka qenë në çdo ditë si një përkujdesje e njeriut për të plotësuar nevojat e tij.

Sot një person për të pasur gjërat e domosdoshme, por dhe jo vetëm nuk është nevoja të kryejë shumë lëvizje.

Madje kjo është reduktuar për të fituar kohë.

Po si çdo gjë jashtë natyrës sonë, ka pasoja në shëndetin fizik dhe shpirtëror.

Sot lëvizim me makinë, nuk përdorim as biçikletën, as ecim më këmbë.

Sot bukën nuk e bëjmë, por e marrim te furra, madje të shumtë janë ata, që nuk gatuajnë, as edhe një vakt, kështu që nuk bëjnë as pazar!

Sot çdo punë shtëpie është minimizuar nga teknologjia!

Madje dhe argëtimi më nuk është si më parë, një xhiro duke ecur ose me biçikletë, të luajmë volejboll dhe aktivitete të tjera fizike.

Argëtimi është kthyer para një televizori, monitori ose një celulari!

A e dini se çfarë kosto ka kjo?

Më pak aktivitet fizik do të thotë:

Aktiviteti fizik ka një ndikim shumë të mirë në oksigjenimin e mirë të trupit dhe në largimin e toksinave.

Gjithashtu pas aktivitetit fizik trupi ynë prodhon endofrinat të cilat na bëjnë të ndihemi më mirë, më të qetë, rrisin humorin dhe vetëbesimin.

Të gjitha këto ndikojnë edhe në uljen e stresit të përditshëm të akumuluar nga burime të ndryshme në çdo kënd nga ne.

Stresi që fillon dhe bëhet kronik dhe ndikon në çdo veprim të përditshëm në jetën tonë si atë profesionale dhe atë personale.

Mungesa e aktivitetit fizik pra përveçse nuk na ndihmon të djegim më shumë kalori nuk na lehtëson dhe nga stresi!

Stresi në trupin tonë përkthehet dhe më shumë ‘pickime’ në ushqime dhe më pak kontroll në menunë tonë!

Pra, më pak aktivitet fizik, më shumë stres, më pak aktivitet fizik, më pak kalori të djegura dhe më shumë peshë më shumë stres!

Një rreth vicioz që nuk ka për të mbaruar kurrë, nëse ne nuk e korrigjojmë nga burimin dhe nga pasojat që janë thjesht kilet.

Rekomandohet të bëjmë të paktën 20 minuta në ditë aktivitet fizik të lehtë!

Krijoni një rreth vicioz tjetër.

‘Mendo pozitivisht, ndjehuni mirë, aktivitet fizik të rregullt, ushqehuni mirë’.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top