fbpx
Kujdes personal

Dieta ushqimore për hepatitet, kurat sublime me bimë!

Hepatiti, 5 llojet që ju sëmurin rëndë mëlçinë. Shenjat për secilin tip hepatiti, mënyrat e përhapjes, periudha e zhvillimit dhe trajtimi i mundshëm. Këshillat ushqimore, menu e udhezuese konkrete, çfarë duhet konsumuar dhe produktet që duhen shmangur. Lexojeni deri në fund, ia vlen…

Nga ANILA KALLESHI – Dietologe, Nutricioniste Klinike

Hepatit është një inflamacion i mëlçisë.

Shoqërohet me vdekje të hepatociteve.

Zverdhja, e njohur ndryshe si ikter, është një nga shenjat e sëmundjes dhe është pasojë e kolestazës intrahepatike.

Gjithashtu shihen dhimbje barku, diarre, dobësi, mungesë oreksi, ethe.

Transaminazat janë të rritura.

HEPATITI VIRAL

1. Viruset shkaktare janë viruset e hepatitit (HAV, HBV, HCV, delta-virusi, HEV), si dhe viruse të tjera si CMV, EBV, HSV, etj.

2. Diagnoza: Bazohet në analizat serologjike dhe në rritjen e transaminzave.

HEPATITI A:

* a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit A, një picornavirus i njohur si HAV (Hepatitis A Virus).

* b. Përhapet me rrugë fekalo-orale. Dmth, infeksioni merret nëpërmjet ngrënies të ushqimeve të infektuara.

* c. Inkubacioni = 2 deri 6 javë; transaminazat rrinë të rritura për rreth 4 javë.

* d. Hepatiti A ka vdekshmëri të ulët, rrallë përparon në hepatit fulminant, dhe tek fëmijët mund të jetë krejt asimptomatik.

* e. Serologjia: Antikorpet IgM anti-HAV arrijnë kulmin në javën e parë të sëmundjes, dhe niveli i tyre pastaj ulet brenda 3 – 6 muajsh; prania e IgM kundër HAV vendos diagnozën e hepatitit A akut.

Antikorpet IgG anti-HAV rrinë të rritura për shumë vjet dhe janë bartëse të imunitetit.

* F. TRAJTIMI I HEPATITIT A: Ushqim normal, pa e tepruar.

Pacienti nuk duhet të pijë alkool, nuk duhet të bëjë punë të rënda, dhe duhet të shtrihet në shtrat nëse dëshiron.

Pacienti duhet vëzhguar për komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj.

HEPATITI B:

* a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit B, një hepadnavirus i njohur si HBV (Hepatitis B Virus).

* b. Përhapet nëpërmjet seksit, shiringave, dhe nga nëna shtatzanë tek bebja (njësoj si virusi HIV i SIDA-s).

* c. Inkubacioni = 2 deri në 6 muaj. Transaminazat janë më të larta se në hepatitin A dhe rrinë të rritura për rreth 3 muaj.

* d. 1-2% e të sëmurëve bëhen bartës kronikë të virusit; përqindja është më e lartë në të sëmurët me mangësi imune dhe në fëmijët; deri në 90% e bebeve të lindura nga nënat me hepatit B bëhen bartës kronikë.

Bartësit kronikë kanë rrezik të shtuar për cirrozë dhe kancer të mëlçisë.

Më pak se 1% e infeksioneve akute me HBV përparojnë në hepatit fulminant (mortalitet 60%).

Infeksioni me HBV mund të shoqërohet me artrit, glomerulonefrit, poliarterit nodoz.

* e. Serologjia: Si antigjenet e virusit B ashtu dhe antitrupat e drejtuar ndaj tyre mund të maten:

(i) HBsAg është antigjen kapsular i virusit B (Hepatitis B surface Antigen); HBsAg shfaqet para rritjes të transaminazave dhe qëndron i rritur gjatë kohës të sëmundjes; prania e HBsAg pas zhdukjes të simptomave do të thotë që i sëmuri po e bart virusin kronikisht.

(ii) Anti-HBs është antitrup i drejtuar ndaj HBsAg.

Antitrupat anti-HBs shfaqen pas zhdukjes të antigjenit kapsular nga serumi; shfaqja e antitrupave anti-HBs do të thotë që infeksioni u mund.

Anti-HBs gjithashtu është antitrupi që shfaqet pas vaksinimit.

(iii) Antigjeni HBcAg (antigjen jokapsular) nuk shihet në serum por antitrupat anti-HBc fillojnë e rriten shpejt pas shfaqjes të HBsAg.

Prania e antitrupave IgM anti-HBc do të thotë që kemi të bëjmë me hepatit B akut ose me keqësim të hepatitit kronik; niveli i antitrupave IgM anti-HBc qëndron i rritur për 3 deri 6 muaj.

Antitrupat IgG anti-HBc qëndrojnë të rritur për jetë pas infeksionit me virusin e hepatitit B. (iv) HBeAg është një antigjen viral që shihet vetëm në serumet që janë pozitivë për HBsAg; HBeAg është një formë e sekretuar e antigjenit HBcAg dhe prania e HBeAg do të thotë që virusi po shumëzohet me shpejtësi.

Kur HBeAg qëndron i rritur për më shumë se 3 muaj shanset e kthimit në hepatit kronik rriten. Shfaqja e antitrupave anti-HBe shpesh pason zhdukjen e HBeAg.

(v) HBV DNA: prania e materialit gjenetik të virusit shkon paralel me praninë e HBeAg, porse prania e HBV DNA është më sensitive dhe më specifike sesa prania e HBeAg.

* f. TRAJTIMI I HEPATITIT B: Ushqim normal, pa e tepruar.

Pacienti nuk duhet të pijë alkool, nuk duhet të bëjë punë të rënda, dhe duhet të shtrihet në shtrat nëse dëshiron.

Pacienti duhet vëzhguar për komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj.

Barnat që mund të përdoren për hepatitin B janë interferoni alfa dhe lamivudina.

HEPATITI C

* a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit C, një virus i përbërë nga një fije acidi ribonukleik dhe i ngjashëm me flaviviruset.

* b. Përhapet me shiringa.

Rreziku i transmetimit me rrugë seksuale ose nga nëna tek fetusi është i vogël.

Transmetimi nëpërmjet gjirit nuk është i dokumentuar.

* c. Inkubacioni = 6 – 7 javë.

* d. Hepatiti C shpesh nuk ka shumë simptoma; transaminazat ulen dhe rriten herë pas here dhe 80% e rasteve përfundojnë me hepatit kronik.

* e. Serologjia: ELISA për antitrupat anti-HCV nuk është shumë sensitive dhe ka specicitet rreth 50%; RIBA (recombinant immunoblot assay) ka specificitet më të lartë; prania e antitrupave anti-HCV me RIBA do të thotë infeksion aktiv por nganjëherë personat RIBA-pozitivë nuk kanë HCV RNA në serum (HCV RNA matet me PCR); prania e antitrupave anti-HCV pa HCV RNA do të thotë infeksion i pasuar me shërim të plotë.

* f. TRAJTIMI I HEPATITIT C: Interferon alfa + ribavirinë.

HEPATITI D (AGJENTI DELTA)

* a. Virusi i hepatitit D është një virus gjysmak prej acidi ribonukleik që shkakton infeksion vetëm në praninë e virusit të hepatitit B; virusi D ka nevojë për kapsulën e prodhuar nga virusi B.

* b. Kur të sëmurët me hepatit B kronik infektohen me virusin D sëmundja mund të keqësohet shpejt, me hepatit të rrufeshëm ose me përparim të shpejtë në cirrozë.

HEPATITI E:

* a. Virus prej RNA-je i ngjashëm me caliciviruset.

* b. Përhapet me rrugë fekalo-orale, dhe nëpërmjet ujit të pijshëm të ndotur.

* c. Sëmundja e shkaktuar nga virusi E është e lehtë dhe nuk shkakton infeksion kronik.

* d. Tek gratë shtatzana mortaliteti i hepatitit E është i lartë (rreth 10-20%).
Fotografia e Anila Kalleshi Official

Hepatiteve u duhet kushtuar një vëmendje e madhe ushqimore, pasi janë shumë të vështirë për t’u përzënë nga trupi.

Po ashtu, kanë tendencë për t’u rikthyer në forma të ndryshme, ndaj kjo sëmundje kërkon një regjim “ushtarak” për ta shporrur.

Në vijim do t’ju njohim me dietën ushqimore që ju largon hepatitet, shoqëruar me disa kura bimore dhe lëngje mjekuese.

Shumë e rëndësishme ështrë jo vetëm ajo që do të konsumonio, por edhe se çfarë do të shmangni.

Lexoni në vijim, materialin e përgatitur me këtë rast…

KESHILLAT USHQIMORE

* Konsumoni ushqime të shumëllojshme dhe hiqni dorë totalisht nga ushqimet e rafinuara.

* Konsumoni vakte të vogla e të shpeshta gjatë ditës

* Trupit i nevojiten të gjithë makronutrientët dhe mikronutrientët: karbohidratet, yndyrat, proteinat, vitaminat, mineralet, duke i marrë këto kryesisht nga produktet me origjinë bimore të freskëta, bio dhe jo nga ato më origjinë shtazore.

* Konsumoni 8 gota ujë në ditë.

* Konsumoni ujë të freskët me lëng limoni çdo mëngjes dhe mbrëmje, si dhe lëngje perimesh, pasi ndihmojnë në detoksikimin e mëlçisë dhe në përmirësimin e funksioneve të saj.

* Konsumoni sa më shumë perime dhe zarzavate të gjalla, në avull.

* Përdorni vaj ulliri ekstra të virgjër.

* Sallatat janë të dobishme, sidomos të shoqëruara me hudhër ose qepë, dy faktorë shumë të rëndësishëm kundër infeksioneve dhe tumoreve.

* Konsumoni karrotën, pataten e ëmbël, rrepën, domatet, bishtajat, brokoli, fasulet, thjerrëzat, dritherat e plota (me gjithë krunde: grurin e zi, bukën e zezë, elbin), orizin e zi.

* Konsumoni peshk 1-2 herë në javë, por jo të skuqur.

* Qumështi i sojës, susamit dhe i orizit janë shumë ushqyes dhe të dobishëm.

* 3 kokrra hurma arabie para buke, janë shumë të mira sidomos në mëngjes.

LENGJET

* Pini lëngun e përfituar nga hurmat indiane Tamarind 2-3 gota në ditë.

* Rrushi i njomë, ose i thatë, lëngu i rrushit dhe melasa e rrushit janë shumë të dobishëm dhe të nevojshëm për problemet e veshkave dhe të mëlçisë.

Konsumoni çdo ditë prej tyre.

* Në problemet e veshkave dhe të mëlçisë ndihmon shumë lëngu i shegës. Konsumoni 1-2 gota në ditë.

* Rekomandohet konsumimi i këtyre lëngjeve:

* – panxhar + karrota + lëngu i barit të grurit.

* – hudhra + stafidhe e zezë.

* – lëng limoni, mjaltë blete natyral , vaj ulliri ekstra i virgjër.

Këto produkte përziehen në sasi të barabarta dhe pihen menjëherë pas ngrënies së drekës.

* Stili i jetesës ndikon shumë në kētē problem prandaj ushtrimet fizike, aerobike dhe ecja janë të domosdoshme.

* Meditimi i bën mirë trurit, shëndetit dhe shpirtit:

KUJDES! NUK LEJOHEN ASPAK…

* Mos konsumoni asnjë lloj mishi, në veçanti mishin e kuq si atë të viçit, derrit dhe të deles).

Konsumoni mishin e pulës dhe të zogjve, duke i hequr lëkurën para se ta zieni.

Mos e skuqni.

* Shmangni sheqerna të rafinuar, alkoolin dhe kafeinën, të cilat shkaktojnë stres në mëlçi.

* Qumështi dhe produktet e tij nuk rekomandohen.

Në raste të rralla mund të konsumoni në sasira të vogla dhe të skremuara, me përjashtim të qumështit të devesë dhe të dhisë.

* Shmangni ushqimet e skuqura dhe të shpejta.

* Ndalohen të skuqurat, patatinat, çokollatat .

* Ndalohen të gjitha erëzat përveç shafranit.

* Ndalohen yndyrat dhe vajrat, përveç vajit të ullirit, i cili gjithashtu duhet konsumuar pa e tepruar dhe duhet pasur kujdes të mos zihet dhe as të mos skuqet, por duke ia shtuar gjellës apo sallatës në pjatë të gjallë.

* Ndalohet konsumimi i të gjitha llojeve të bukëve të bardha. Konsumoni vetëm bukë të zezë.

* Ndalohen ushqimet e konservuara, që përmbajnë ngjyrues artificial, konservantët.

* Ndalohet konsumimi i turshive dhe të gjitha pijet me gaz.

* Mos konsumo ushqim, veçse kur je i uritur dhe mos fut ushqim mbi ushqim në stomak.

* Mos fli menjëherë pas ngrënies, sidomos në darkë, por bëj disa hapa.

* Zgjidh të flesh herët në darkë dhe të zgjohesh herët në mëngjes.

* Qëndro larg stresit.

Një menu udhëzuese për pacientët me hepatit

Image result for hepaTITIS

MËNGJESI

Pas zgjimit, bëj disa ushtrime fizike (rreth 15 min pastaj konsumoni mëngjesin, i cili nuk duhet anashkaluar asnjëherë.

Konsumoni një smoothie frutash me banane, ose mollë të përzier me qumësht soje ose bajamesh.

Preferohet që për mëngjes të ketë një nga kokrrat e bishtajoreve të bluara.

PARADITE

Një frut i freskët dhe pak bajame ose fara të tjera.

DREKA

Perime të gjalla ose të ziera pak, me oriz, ose fasule, ose thjerrëz, peshk, bukë e zezë, sallatë, etj.

Sallata është e duhet konsumuar patjeter sidomos kur gatuhet mish ose peshk.

PASDITJA

Një frut i freskët dhe pak bajame ose fara të tjera.

Këshillohen ushtrime fizike, aerobike, ecje, etj.

DARKA

Duhet të konsumohet rreth dy orë para fjetjes.

Perime të gatuara mbi avull (ose të ziera pak); zgjidh karrotat, broklin, bathën, kërpudhat, specet e jeshile, kungullin e njomë.

Nëse i gatuan mbi avull, nuk duhen lënë më shumë se 5 minuta.

Shoqëroji me oriz të zi ose me ndonjë produkt të miellit të zi, etj.

Një përzierje bimësh

Një mjekim bimor që ka dhënë efekt në kurimin e kësaj sëmundjeje është edhe kura e përgatitur nga përzierja e disa bimëve.

Merren 30 gr lule basani, 30 gr valeriane, 30 gr kore kulumbrie, si dhe 30 gr rrënje çikoreje.

Këto përbërje imtësohen dhe përzihen duke i përvëluar me ujë të sapo valuar.

Ena mbulohet me kapak dhe lihet për një orë.

Pihet 3 herë në ditë nga 1 gotë para buke i pa ëmbëlsuar.

Kjo kurë rekomandohet të vazhdojë për 7 ditë.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top