fbpx
Ushqimet

Mollë të kuqe apo jeshile? Lakër të bardhë apo ngjyrë vjollcë? Speca të verdhë apo portokalli?

Ylberi i kuzhinës, mësoni ç’tregon ngjyra e frutave dhe perimeve për vlerat e tyre…

Mollë të kuqe apo jeshile? Lakër të bardhë apo ngjyrë vjollcë? Speca të verdhë apo portokalli?

Sa herë gjendeni përpara këtyre dyshimeve kur dilni për të bërë pazarin e fruta-perimeve.?

Natyra është treguar shumë zemërgjerë duke na ofruar në pjatë një ylber ngjyrash, aromash dhe shijesh.

Por këto të dhëna përfshirë këtu ndonjëherë dhe formën, janë tregues të mirëfilltë të vlerave ushqyese të tyre.

Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe janë shumë të pasura me antioksidantë, ku ndër më kryesorët është likopeni. Likopeni u jep ngjyrën karakteristike të së kuqes frutave dhe perimeve, si dhe shërben për të prodhuar një prej vitaminave më të rëndësishme të trupit: vitaminës A.

Likopeni dhe antioksiduesit e tjerë luftojnë radikalet e lira në organizëm dhe e mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare, hipertensioni, artriti, kanceri i prostatës, mushkërive, zorrës së trashë etj.

Frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë apo portokalli kanë në përmbajtjen e tyre shumë vlera ushqyese si vitaminat A, B1, B2, B6 , C, potasium, kalcium dhe beta-karoten që i jep këtij grupi edhe ngjyrën karakteristike. Beta-karoteni ndikon në uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundje si Parkisnoni dhe Alzheimer, tumori i prostatës, sëmundjet e shikimit si degjenerimi makular, lufton infeskionet gastrike si dhe rregullon funksionin e mëlçisë.

Perimet dhe frutat me ngjyrë të gjelbër kanë një prani të madhe të klorofilës, një enzimë që përveç rolit në procesin e fotosintezës njihet edhe si enzimë me veti anti-kancerogjene.

Ky grup perimesh e frutash është i pasur me vitaminë B, C, hekur, potasium dhe fosfor, acid folik. Këto elemente ushqyese ulin rrezikun e prekjes nga kanceri, ulin tensionin e gjakut, forcojnë sitemin imunitar, forcojnë eshtrat tek moshat e vogla etj.

Ndër përfaqësuesit e grupit të ushqimeve vjollcë/blu, nuk mund të mos përmendim boronicën, frutin e përjetësisë. Pigmenti që i jep këtij grupi këtë ngjyrë kaq të bukur është antosiani. Përmbajnë hekur, mangan, kalium, acid folik, vitamina C dhe E.

Këta përbërës njihen për aftësitë e tyre për të mbrojtur organizmin nga tumoret, diabeti i tipit 2, trajtojnë infeksionet e rrugëve urinare etj.

Jo më pak të rëndësishëm mbeten dhe fruta-perimet e grupit të bardhë si lulelakra, kërpudha apo dardha. Janë të pasura me fibra, antioksidantë, flavanoide, fosfor dhe kalcium.

Ulin kolesterolin e keq dhe stabilizojnë tensionin, largojnë gurët nga veshka, zbusin dhimbjet e veshëve etj.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top