fbpx
Dieta Shqip

Dieta e bukurisë: Ushqimet që duhet “të hajë” lëkura, por po e “ngordhni urie”

Si mund t’i bëjmë bashkë bukurinë dhe ushqyerjen? Janë shumë raste që tregojnë lidhje të dietës ushqyese me stilin tonë të jetesës dhe mirëqenies së organizmit, gjë që tregon se gjendja jonë shëndetësore është e jashtme dhe e brendshme.

Shëndeti dhe ushqyerja janë ngushtësisht reciproke në shumë aspekte: shqetësimet dhe mosfunksionimet në organizëm janë shumë serioze, ato mund të shfaqen si efekte të një ushqyerje të keqe dhe regjmi ushqimor jo korrekt.

Duke i lënë mënjanë mosfunksionimet e rënda, si sëmundjet metabolike ose obeziteti, do ta përqendrojmë vëmendjen te lidhja e ushqimit me shëndetin bazuar në disa aspekte estetike, që janë, sidoqoftë, pasqyrë e shëndetit të brendshëm në organizmin tonë.

Lëkura, flokët e fiziku, pasqyrojnë zgjedhjet tona ushqyese.

Për këtë arsye, është e përshtatshme të kuptojmë rëndësinë e një njohje më të mirë të marrëdhënies që ekziston mes asaj që hamë dhe pamjes sonë të jashtme.

Shpesh për të pasur një lëkurë të bukur, mendohet se janë të mjaftueshme kremi ose locioni, apo trajtimet estetike.

Sigurisht, janë disa zakone të mira që mund ta përmirësojnë shëndetin e lëkurës sonë, por shumëçka varet edhe nga stili ynë i jetës, nga kujdesi që bëjmë në ushqim dhe nga disa vese që mund të kemi si alkooli ose duhani.

Një regjim ushqyes do të thotë përmbajtje të substancave ushqyese dhe që i bëjnë mirë organizmit.

Nga një dietë e ekuilibruar, mund të marrim ushqyesit e duhur.

Ushqimet që e ndihmojnë lëkurën

Një dietë e pasur me drithëra integrale, fruta të freskëta dhe perime, përdorimi i vajit të ullirit, si dhe minimizimi i yndyrave shtazore, e ndihmojnë dhe mbrojnë lëkurën nga stresi.

Lëkura ka nevojë për oksigjen për ta mbajtur atë të shëndetshme, pra kërkon ushqyes që vijnë nga brenda dhe që kanë funksion mbrojtës nga dëmet, dhe në zëvendësimin e qelizave të vdekura me qeliza të reja.

Ushqyerja në mënyrë korrekte ndikon edhe në aspektin e shëndetit dhe bukurisë së lëkurës.

Por cilat janë ushqimet që ndihmojnë për një pamje më të shëndetshme dhe të bukur të lëkurës?
Spinaqi, brokoli…

Po flasim për perimet me gjethe të errta, që përmbajnë vitaminë A dhe C, por që e furnizojnë gjithashtu trupin me hekur dhe kalcium.
Karrota

Karrotat janë ushqyes të mirë të lëkurës, por edhe të flokëve, sepse janë burim i betacarotenit.

Trupi e shndërron betacarotenin në vitaminë A, në mënyrë që të absorbohet më mirë në ndihmë të organizmit.

Gjithashtu, karrotat janë edhe një burim i mirë i vitaminës C.

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm, vepron kundër radikaleve të lira dhe ndihmon në formimin e kolagjenit, që i jep lëkurës një pamje rinore dhe të shëndetshme.

Mungesa e vitaminës A e than lëkurën.

Avokadoja

Avokadot përmbajnë yndyrna të shëndetshme.

Ky frut është një “korrigjues natyror” për lëkurën, e mban atë të butë dhe parandalon tharjen.

Avokadot kanë vitamina C dhe E, një shkrirje e përkryer që funksionon si eliksir antimoshë.

Si ta hash avokadon?

Për ata që nuk e dinë ky fryt qëndron fare mirë edhe në pjatat e kripura.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është i çmuar sepse ofron një gamë të gjerë përfitimesh.

Ka veti antiinflamatore dhe kryen një rol të rëndësishëm në parandalimin e disa tipeve të tumoreve, duke zvogëluar riskun që shkaktojnë rrezet ultraviolet.

Çaji jeshil ka antioksidues, si vitaminat C, D dhe K, riboflavinë, zink, kalcium, magnez dhe hekur.

Çaji jeshil është përdorur si përbërës për kremrat e lëkurës.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit janë ushqyes shumë të mirë për lëkurën.

Në përgjithësi këto fruta të vogla, të quajtura të kuqe, e ndihmojnë trupin të prodhojë kolagjen, duke e bërë lëkurën më të butë dhe më të lëmuar.

Sidomos boronicat, por edhe frutat e tjera të kuqe, janë në gjendje të neutralizojnë radikalet e lira të dëmshme (që e plakin lëkurën), të cilat ndihmohen nga ekspozimi i tepruar në diell ose burime të tjera rrezesh.

Gjithashtu frutat e pyllit janë burim vitamine C, E, riboflavine dhe fibrash.

Farat e lulediellit

Farat e lulediellit përmbajnë shumë vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në ngadalësimin e plakjes.

Farat shndërrohen edhe në yndyrna esenciale që ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë dhe të lubrifikuar.

Mendohet se ky ushqim mund të zvogëlojë shfaqjen e pikave të zeza dhe akneve, përveçse parandalon shumë probleme të tjera të lëkurës.

Produktet e qumështit

Produktet e qumështit janë burim i vitaminës A dhe i proteinave, mungesa e të cilave dobëson flokët duke i bërë më të këputshëm, duke i humbur ngjyrën dhe shkëlqimin.

Qumështi i skremuar dhe kosi, janë burim shumë i mirë kalciumi, mineral i rëndësishëm për shëndetin e flokëve.Drithërat e plota

Drithërat e plota, me të cilat bëhen tipe të ndryshme bukësh, janë një ushqim i mirë për lëkurën, sepse kanë vitamina të grupit B.

Këto vitamina ndihmojnë për rritjen e qelizave të reja, në zëvendësimin e atyre të vdekura dhe e përforcojnë lëkurën kundër infeksioneve dhe stresit.

Sidomos, parandalojnë rrjepjen e lëkurës dhe ashpërsimin e lëkurës së duarve dhe këmbëve si dhe ulcerat e vogla në gojë.

Ushqimet e pasura me sojë, boronica, arra janë të këshillueshme për shëndetin, ashtu sikurse qepët, të cilat përmbajnë ujë dhe u bëjnë mirë qelizave dhe lëkurës.

Substancat ushqyese, aleate të mira të shëndetit, janë vitaminat B, C dhe E, acidet lyrore esenciale, kalciumi, jodi, potasi, fibrat që gjenden te avokadoja, peshqit e yndyrshëm, dardha, asparagi, brokoli etj..

Bishtajorët si fasulet dhe thjerrëzat, duhet të jenë pjesë e rëndësishme e një regjimi korrekt ushqyes.

Ata jo vetëm janë furnizues të bollshëm proteinash, por edhe të hekurit, zinkut dhe biotinës.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top