fbpx
Dieta Shqip

5 Ushqime te pasura me fibra qe ju ndihmojn te bini ne peshe!

A keni provuar te bini ne peshe? Keni shpenzuar ore te tera nga koha juaj e vyer duke u stervitur dhe nuk keni arritur te humbisni peshen qe donit? Te ushqyerit eshte nje aspekt kyc i renies ne peshe. Nese humbja ne peshe eshte ojektivi juaj, ngrenia e ushqimeve te duhura do te beje ndryshimin.

Fibrat jane nje perberes thelbesor ne dieten e nje personi. Ofron disa dobi ne shendetin e njeriut duke perfshire edhe ndihmen qe japin ne tretje dhe ne ndijesine e ngopjes. Nese doni te dukeni me te dobet, sigurohuni qe te perfshini ne dieten tuaj keto 5 ushqime te pasura me fiber.
TERSHERA

Tershera eshte nje nga ushqimet me te shendetshme qe ju mund te hani. Ato perbejne opsion per nje mengjes te shkelqyer, pasi do t’i jepnin trupit nje shperthim energjie. Konsumimi i rregullt i tersheres ka treguar se ndikon ne uljen e rrezikut te semundjeve kardiovaskulare, te nivelit te sheqerit ne gjak dhe peshes.

Tershera eshte gjithashtu nje nga burimet me te mira te fibrave. Ato jane te thjeshta per t’u gatuar, mund t’i besh ne shume menyra dhe mund t’i konsumosh ne cdo kohe te dites. Gjeja me e mire eshte se tershera i permban te dy llojet e fibrave, te tretshme e te patretshme, te cilat jane thelbesore per nje shendet te mire te zorreve dhe nje tretjeje te mire.
FARAT E LIRIT

Farat e lirit jane te mbushura me fiber. Ato ofrojne nje numer te madh te mirash duke perfshire ketu uljen e rrezikut ndaj kancerit, semundjeve te zemres dhe diabetit. Gjeja me e mire e farave te lirit eshte se mund t’i thermosh, t’i besh te imeta e t’i hedhesh ne lengun tuaj te preferuar, ose siper mengjesit tuaj. Ju mund t’i perfshini gjithashtu ne biskotat e bera vete, ne kek, apo cupcakes per t’i dhene nje doze me shume fibrash. Farat e lirit jane te preferuarat e bodybuilderave pasi ato shtojne fibra, pasi permes tyre marrin fibrat pa i shtuar ushqimit kalori te padeshirueshme.

FRUTAT E FRESKETA

Frutat jane te mbushura me vitamina themelore, minerale dhe shume elemente te tjere. Disa fruta si, dardha dhe mollet jane te pasura me fibra. Ju mund t’i hani ne cdo moment te dites, apo t’i shtoni ato ne sallatrat tuaja, apo edhe t’i hani ashtu sic jane. Frutat jane nje pjese thelbesore e cdo diete per renien ne peshe, prandaj beni cmos te perfshini sa me shume prej tyre.

BROKOLI

Perimet jane gjithmone zgjedhja me e shendetshme kur vjen puna tek te ngrenit shendetshem. Brokoli eshte nje superushqim, pasi vepron si nje pastrues natyral dhe mund edhe te zvogeloje efektet e disa alergjive. Ai eshte gjithashtu i pasur me vitamine C, D dhe kalcium. Ju mund ta zieni, ta kriposni e t’i hidhni pak piper e t’ia shtoni sallates suaj, ose ta perfshini si garniture te nje pjate kryesore.

FASULET

Fasulet njihen tashme si nje burim i shkelqyer i proteines. Por, a e dinit se ato jane edhe nje burim shume i mire fibrash? Ato jane nje ushqim shume i gjitheanshem dhe mund te perfshihet kudo si, ne supera, sallatra, makarona, apo edhe oriz. fasulet ndihmojne ne tretje, ne uljen e kolesterolit dhe ndihmojne ne rregullimin e sheqerit ne gjak.

Cfare po prisni atehere? Beni cmos qe dieta juaj te jete e pasur me fibra nese doni te arrini objektivin tuaj per te rene ne peshe.

Mbani mend: Nje diete e shendetshme dhe nje aktivitet fizik i rregullt jane dy elementet kryesore te nje jete e trupi te shendetshem.

______________________________________

Nese objektivi juaj eshte te bini ne peshe shendetshem dhe te tonifikoheni. Nese doni qe fitnesin ta beni menyre jetese. Nese doni te krijoni nje regjim te shendetshem ne te ushtruarin fizik dhe te ushqyerin, atehere jeni ne vendin e duhur.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top