fbpx
Ushqimet

4 Ushqimet te provuara shkenctarisht per te rene ne peshe!

Të gjithë e dime që ushqimi ka një ndikim shumë të madh në shëndetin tone. Konsumimi i ushqimeve të duhura ndihmon në rritjen e metabolizmit, ndërkohë që mbështet edhe rritjen e muskujve të pastër. Fokusohuni në një dietë që është e pastër nga ushqimet e përpunuara dhe ju siguron ushqime të vërteta dhe natyrale dhe kështu do të jeni në rrugën e duhur.

Këto katër ushqime kanë treguar se ndihmojnë në rënien në peshë, në kontrollin ndaj urisë dhe madje ndihmojnë në ndërtimin e msukujve të pastër! Provoni që t’i përfshini ato në rutinën tuaj të përditshme dietike.

Frutat e thata (arroret)

Ju tashmë mund ta dini se frutat e thata janë shumë të mira për ju – ju sigurojnë një burim të mirë energjie dhe janë të pasura me yndyrë të mirë. Por, shumë njerëz evitojnë t’i hanë, pasi janë të pasura me kalori. Megjithatë, studime të shumta kanë treguar se përfshirja e arroreve në dietën tuaj mund t’ju ndihmojë për rënien në peshë.

Një analizë e studimeve të shumta tregon se aftësia e arroreve për t’ju ndihmuar në rënien në peshë vjen si rrjedhojë e nivelit të lartë të ngopjes së tyre dhe gjithashtu përmkirësojnë mënyrën tuaj të të ushqyerit (në rastet kur ato janë të lejueshme). Në një studim, ata që konsumuan vetëm 28gr fruta të thata çdo ditë, kishin nivel më të lartë të hormonit serotonin, i cili mund të veprojë si një ndalues nepsi.

Dietat me përmbajtje të ulët karbohidratesh përjetojnë nivele të ulëta të serotoninit, të cilat mund të shkaktojnë neps për karbohidrate. Sygjerohet që ju të konsumoni të paktën 28 gram fruta të thata (kikirikë, bajame, lajthi, arra etj) apo gjalp që nxirret prej tyre në ditë.

Tërshëra

Ky drith na siguron një sasi të madhe fibrash dhe karbohidrate të përbëra, të cilat na japin një energji që zgjat gjatë. Një studim i cili krahasoi konsumimin e noodles me konsumimin e tërshërës për një periudhë 6 javore, tregoi përmirësime jo vetëm në nivelin e kolesterolit, por edhe në uljen e centimetrave të belit. Ata që konsumuan tërshërë u ndjenë gjithashtu të ngopur dhe të kënaqur për një kohë të gjatë. Tërshëra është një ushqimet më të preferuara të dashamirësve të fitnesit.

Gjëja më e mirë rreth tërshërës është se ju mund ta gatuani në mënyra të ndryshme. Provoni t’i bëni ato një natë më parë, shoqëruar me frutat tuaja të preferuara, me fruta të thata, me gjalp prej tyre dhe me whey protein. Vetëm një gjysëm gote d t’ju siguronte 28 gram karbohidrate dhe 4 gram fibër.

Lexo me shume: A e dini se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë Tërshërë? Është fantastike.

Çaji jeshil

Ekstrakti i çajit jeshil ka treguar që ndihmon në përmirësimin e shpenzimit të energjisë në 24 orë – ose në shkallën metabolike në gjendje qetësie. Konsumimi i çajit jeshil mund të ketë gjithashtu edhe dobi në rënien në peshë. Përfshini çajin jeshil në dietën tuaj ose provoni pluhurin e çajit jeshil matcha. Përzieni në blender pluhurin e matchas me smoothien tuaj proteinik me shije vanilje për një rritje energjie.

Whey Protein

Një dietë e pasur në protein ka treguar që ndihmon në rënien në peshë, ndërkohë që përmirëson edhe përbërjen e trupit tuaj. Një nga proteinat që spikat në veçanti ka treguar që ndihmon në reduktimin e përqindjes dhjamore dhe në ruajtjen e muskujve – dhe kjo proteinë është Whey (hirra).

Në një dietë 12 javore isokalorike, subjektet që morën pjesë konsumuan dy shakes me whey protein – një përpara se të hanin mëngjes dhe një përpara vaktit të darkës – dhe humbën më shumë peshë dhe një sasi të konsiderueshme dhjami trupor, krahasuar me ata që nuk e përdorën.

Nëse nuk e keni përfshirë akoma proteinën Whey në dietën tuaj, merreni atë në konsideratë dhe shtoni një smoothie apo dy në rutinën tuaj ditore. Nuk e keni qejf proteine Whey? Provoni ta zëvendësoni me kos pa yndyrë (ose kos grek), i cili përmban gjithashtu proteinë Whey.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top