fbpx
Kujdes personal

Cistet e mitrës që i kanë 80 % të grave: Disa receta per tu zhdukur!

Vaji i ricinit përmban acid ricinoleik me vetitë anti-inflamatore. Këta përbërës ndihmojnë në tkurrjen e cisteve dhe në lehtësimin e dhimbjes

Fibroidet, të quajtur edhe cistet e mitrës, janë shumë të zakonshme në formën e tumoret jo kanceroze te muskujt e mitrës.

Rreth 80 për qind të grave ju krijohet ky problem deri në moshën 50 vjeçare.

Shkaku i saktë i cisteve të mitrës ende nuk dihet.

Shumica e grave me ciste nuk kanë simptoma.

Megjithatë, disa gra përjetojnë simptoma të tilla si gjakderdhje të rëndë menstruale, periudha të zgjatura të menstruacioneve, dhimbje në legen, problem të fshikëzës, shtypje në zorrën e trashë dhe dhimbje shpine.

Në rastet kur nuk ka simptoma, trajtimi mund të mos jetë i nevojshëm.

Sidoqoftë, mund të kërkohet diagnoza dhe trajtimi i duhur nëse simptomat tuaja janë të rënda ose që shkaktojnë komplikacione.

Së bashku me trajtimin e rekomanduar, ju mund të provoni disa barishte natyrore në shtëpi, të përgatitura nga ekspertët e gazetës “Super Shëndeti”…

1. VAJ RICINI

Aplikimi i vajit të ricinit (kastorit siç quhet ndryshe) në bark ndihmon në stimulimin e sistemeve limfatike dhe të qarkullimit të gjakut dhe rrit limfocitet (qelizat që luftojnë sëmundjet) për të eliminuar toksinat që shkaktojnë sëmundje në trupin tonë.

Shumë hulumtues besojnë se grumbullimi i këtyre toksinave luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e cisteve.

Vaji i ricinit përmban gjithashtu acid ricinoleik me vetitë anti-inflamatore.

Këta përbërës mund të ndihmojnë në tkurrjen e cisteve dhe gjithashtu ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes.

– Njomni një pecetë (fanellatë ose stof leshi) në vaj ricini.

Vendoseni në bark dhe mbulojeni me një mbështjellëse plastike.

Vendosni një jastëk ngrohës ose shishe me ujë të nxehtë mbi të dhe mbulojeni atë me një peshqir.

Lëreni atë për rreth një orë dhe pastaj hiqeni.

Përsëriteni tre ose katër herë në javë për të paktën një muaj, ose derisa të shihni përmirësim.

Shënim: Mos e përdorni këtë metodë gjatë menstruacioneve ose nëse jeni duke u përpjekur për të mbetur shtatzënë.

2. KONOPICA SHQIPTARE

Bima e konopicës që e gjejmë kudo në Shqipëri, e njohur edhe si Vitex agnus-castus, është barishte tipike mesdhetare.

Kjo është një zgjidhje e shkëlqyeshme bimore për të ruajtur ekuilibrin hormonal, nivelet e ulëta të estrogjenit, dhe për të zvogëluar inflamacionin.

Duke patur parasysh që nuk përmban hormone natyrale, duhet të përdoret për një kohë më të gjatë dhe efektet e saj vërehen më së miri pas 3 muajve të përdorimit.

Për të arritur efektin maksimal, mund të përdoret prej 3 deri në 18 muaj.

Pini çaj nga lulet apo farat e kësaj bime, lahuni me ujin ku më parë keni vluar gjethe apo lule të saj, si ta keni më për mbarë, pasi kjo bimë është mikesha nr.1 për shëndetin e femrave.

3. GJËMBAÇI I QUMËSHTIT

Kjo barishte ndihmon në metabolizmin dhe mbrojtjen nga estrogjeni i tepërt.

Estrogjeni është një hormon riprodhues që stimulon agjentët e zhvillimit të qelizës, gjë që stimulon formimin e cisteve.

Merrni 10 deri në 25 pika tretësirë të kësaj barishteje, deri në tre herë në ditë për tre deri në katër muaj.

Ose: Bëni çaj nga kjo bimë. Mund ta përfshini edhe në dietë ushqimore, në formë sallate apo supe, por vetëm gjatë kohës së pranverës kur ka sezonin që është e butë.

4. LULERADHIQE

Shumë herbalistë besojnë se një mëlçi e sëmurë nuk mund të eleminojë hormonet e tepërta dhe për rrjedhojë, kemi zhvillim të cisteve.

Luleradhiqja ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë dhe pastrimin e tepërt të estrogjenit nga trupi juaj.

Zieni tre lugë rrënjë luleradhiqe në tre gota ujë.

Lëreni të ziejë për 15 minuta.

Fikni nxehtësinë dhe prisni për një tjetër 15 minutësh para se ta kulloni atë.

Pijeni këtë çaj tri herë në ditë për të paktën tre muaj.

5. ÇAJ JESHIL

Studimet tregojnë se çaji jeshil përmban një përbërje të quajtur Epigallocatechin gallate (EGCG) që pengon rritjen e qelizave muskulore, duke ulur shumimin e tyre.

EGCG ofron efekte anti-inflamatore, antiproliferative dhe antioksiduese.

Hulumtuesit kanë gjetur se përveç zvogëlimit të madhësisë së cistit, çaji jeshil mund të zvogëlojë ashpërsinë e simptomave të tij.

Pini dy ose tre gota çaj jeshil ose merrni dy kapsula 400 mg çaji jeshil përditë, për disa muaj.

6. QUMËSHTI

Në një studim të publikuar në American Journal of Epidemiology në vitin 2009, hulumtuesit në Shkollën e Mjekësisë të Bostonit zbuluan se grate që konsumonin katër gota ose më shumë qumësht në ditë kishin një ulje të 30% të cisteve të mitrës krahasuar me ata që konsumonin më pak se një për një ditë.

Megjithëse mekanizmi i saktë për këtë nuk dihet, hulumtuesit besojnë se kalciumi në qumësht mund të ndihmojë në reduktimin e përhapjes së qelizave.

Pra, pini më shumë qumësht dhe konsumoni nënproduktet e tij çdo ditë.

Ju gjithashtu mund të kombinoni qumështin me melasë të zezë, e cila duke qenë e pasur me hekur dhe lëndë ushqyese të tjera, ndihmon në luftimin e anemisë që mund të rezultojë nga gjakderdhja e rëndë për shkak të cisteve.

Përzieni një ose dy lugë melasë të zezë me një filxhan qumështi të ngrohtë.

Pini një herë ose dy herë në ditë rregullisht, për disa muaj.

7. RRËNJA E RRODHES

Rrënja e rrodhes përmirëson aftësinë e mëlçisë për të përpunuar estrogjenin, duke zvogëluar kështu cistet.

Plus, duke qenë i lartë në arctigenin lignan, ajo mund të ndihmojë në reduktimin e madhësisë së cisteve dhe pengon rritjen e një tumori tjetër.

Shtoni një lugë çaji rrënjë të thata të rrodhes në një gotë me ujë të nxehtë.

Lëreni të pushojë për 10 deri 15 minuta, dhe pastaj kullojeni atë.

Pini këtë çaj tri herë në ditë.

Kura mund të ndiqet 3-4 muaj.

8. UTHULL MOLLE

Uthulla e mollës mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të cisteve, sepse ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe nxit humbjen e yndyrës.

Edhe pse nuk është vërtetuar shkencërisht, besohet se ndihmon në tkurrjen e tumoreve cisteike.

Shtoni një lugë çaji me uthull organike të mollës në një gotë me ujë.

Ju gjithashtu mund të shtoni një lugë gjelle melasë të zezë, ose mjaltë natyral për shije.

Pini çdo ditë në mënyrë të rregullt.

Gradualisht shtoni dozën e uthullës së mollës nga një lugë çaji në një ose dy lugë për gotë.

9. HUDHËR

Hudhra ka antioksidues natyror dhe anti-inflamator karakteristika këto që prapësojnë rritjen e tumoreve dhe cisteve në mitër.

Pra, hani tre deri pesë thelpinj hudhre çdo ditë.

Nëse shija dhe aroma e hudhrave është shumë e fortë për ju, atëherë shoqërojeni me një gotë qumësht.

Qumështi siç thamë më lart do të ndihmojë në zvogëlimin e cisteve.

KËSHILLA SHTESË

Përveç këtyremënyrave natyrale, sigurohuni që të ushtroheni rregullisht dhe të pini shumë ujë gjatë gjithë ditës për të shpërndarë toksinat.

Ushtrimet fizike gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e ovulacionit.

Gjithashtu, konsumoni drithërat si tërshëra, oriz kafe, elbi, gruri dhe të tjera çdo ditë.

Hani fasule, arra, fara dhe shumë perime jeshile.

Ushyerja me një diete të pasur me fibra të larta ndihmon në uljen e estrogjenit, gjë që ndihmon në zvogëlimin e cisteve.

Besohet se perimet jeshile kanë tendencë për të mbrojtur gratë nga zhvillimi i cisteve.

Përkundrazi konsumimi i mishit të kuq dhe i proshutës mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e cisteve.

Sodë buke dhe vaj ulliri, dy kura të shpejta

Soda është një ilaç shumë efektiv.

Duke qenë alkaline në natyrë, ajo ndihmon në uljen e nivelit të acidit të trupit.

Kjo ndihmon në lehtësimin e ndjeshmërisë së djegies dhe simptomave të tjera.

Përzieni ½ deri në 1 lugë çaji sodë buke në një gotë me ujë dhe pijeni 2 ose 3 herë në ditë.

Bëjeni këtë një herë në ditë.

VAJI I ULLIRIT:

Vaji i ullirit është një nga produktet me veti mjekësore të shumta.

Ai ndihmon gjithashtu në trajtimin e cisteve dhe fibroideve, pasi është i njohur për aftësinë e tij për të bllokuar hormonin e estrogjeinit.

Ju duhet të kosumoni një lugë gjelle vaj ulliri me një lugë gjelle lëng limoni çdo mëngjes me stomakun bosh.

Gjithashtu mund të përgatisni një çaj me gjethe ulliri, i cili do ju ndihmojë në përmirësimin e sistemit imunitar.

Dy çajrat bimorë FALAS kundër cisteve

E përmendëm që konopica është një bimë e përkryer për shëndetin e femrave, por nëse do të ndaleshim te barishtet që kushtojnë FALAS, pra që mund t’i mbledhim edhe vete e t’i kthejmë në ilaç natyral, janë edhe këto të dyja më poshtë: grami zvarranik dhe shqopa, që kombinohen me disa bimë të tjera.

JA DY OPSIONE KONKRETE:

Vlim me gram (Grami është bimë barishtore me kërcell të nyjëzuar e zvarritës).

Grami dhe rrushi, si dhe infusioni me sherebelë, mëllagë e timus.

Realizojeni në këtë mënyrë: Në dy litra ujë zieni 5 gram rrënjë grami dhe gjethe rrushi.

Pas 10 minutash zierjeje, vendosni në infusion për 10 minuta, 10 gram gjethe prej secilës nga bimët e tjera.

Pihet e kulluar gjatë ditës, 2 filxhanë në ditë, për 4-6 javë rresht.

VALIM ME SHQOPË: Shqopa është një shkurre e blertë, me gjethe të vogla e me lule si vile, degët e së cilës përdoren për fshesa.

Shqopa me alte dhe mëllagë ziehen së bashku.

Në dy litra ujë, për 20 minuta, ziejmë 10 gram lule shqopë, 10 gram lule të vjetra alte dhe 10 gram rrënjë mëllage.

Lëngun e pimë gjatë ditës.

Disa simptoma se keni ciste

Ënjtje të barkut

Të vjella

Dhimbje para dhe pas ciklit menstrual

Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale

Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës

Gjinj të fryrë

Dhimbje të mprehta në ije

Temperaturë e lartë

Marrje mendsh

Frymëmarrje e shpejtë

– Siç mund ta shihni, shumë nga simptomat nëse ndodhin janë një alarm për të cilin nuk duhet të tregoheni indiferent.

Nëse ndonjë nga këto shenja përsëritet vazhdimisht është mirë që menjëherë të vizitoheni nga një mjek.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top