fbpx
Dieta Shqip

Ajo perdorte kete sekret per te mbajtur peshen nen kontrolle ne vend te dietave!

“Ajo çfarë matet mund të menaxhohet”, shkruante Peter Drucker një prej librave të tij të famshëm të menaxhimit dhe biznesit.

Kjo ide është akoma më e vërtetë kur bëhet fjalë për ngrënien.

Thuajini lamtumirë atyre trilleve të dietave dhe anëtarësimeve të shtrenjta në palestër.

Rezulton se humbja e peshës fillon direkt e nga kuzhina juaj – por nuk është (teknikisht) një dietë. Sipas profesorit Michael Easter, sekreti i humbjes së peshës nuk është as matja e peshës së vetes.

Por në vend të kësaj, ju duhet të peshoni ushqimin tuaj!

Arsyeja përse, është më e thjeshtë se sa mund ta mendoni. Besojeni apo jo, duke vënë ushqimin tuaj në një peshore mund të zbulojë shumë më tepër për zakonet tuaja të të të ngrënit se sa peshimi i vetes tuaj.
Peshimi i ushqimit

Peshimi i ushqimit tuaj ju ndihmon të merrni një ide të saktë se sa jeni duke ngrënë në kalori, jo se çfarë madhësie shërbehet nëpë kutitë e gatshme. Gjithashtu ju mëson se si duket një madhësi e zakonshme shërbimi, kështu që ju mund ta masni edhe me sy në të ardhmen.

“Kur fillon një dietë, matja e ushqimit është një pjesë e rëndësishme e të mësuarit rreth madhësive të sakta që shërbehen”, – shkruan Madeline R. Vann, MPH për Everyday Health.

“Një peshim ushqimi do t’ju tregojë se pjesa që menduat se ishte katër 100 gramë mund të peshojë në fakt 200 gramë. Ky është një lloj gabimi që mund të prishë dietën tuaj. ”

Dhe me të vërtetë funksionon!

Profesori Easter i kaloi mëngjeset e tij duke vrapuar nëpër shtigjet e kanioneve jashtë Las Vegas, ku ai jeton. Por kur filloi të kishte dhimbje në gjunjë, një nutritionist i rekomandoi peshimin e ushqimit të tij për të gjetur se sa kalori kishte ngrënë në ditë.

Rezultatet e tronditën plotësisht atë.

“Kam ngrënë të njëjtën sasi dreke çdo ditë dhe ishte një përzierje e proteinave të mollës me gjalpë kikiriku dhe mendoja: Oh kjo është krejtësisht një drekë e shëndetshme – kjo është një drekë e paparë”.

Por, kur peshova gjalpin e kikirikut pashë se po merrja tre racione duke menduar se ishte vetëm një,” – tha Easter për NBC News Better. “Kështu që duke menduar se po haja 200 kalori, në të vërtetë po haja 600.”

Dhe Profesori Easter nuk është i vetmi. Një sondazh kombëtar zbuloi se në mesin e më shumë se 6,000 të rriturve, ata që matnin ushqimin e tyre ishin më të suksesshëm në humbjen e peshës dhe mbajtjen e saj konstante se ata që nuk e matnin.

Nëse jeni të bindur dhe jeni gati për ta provuar atë, ekspertët rekomandojnë që të investoni në një peshore që tregon si gram ashtu edhe ounce, njësinë e peshës në Amerikë.

Natyrisht, duhet të vazhdoni të mbështeteni në gotat tuaja matëse, sepse ato ndihmojnë që të gjurmoni marrjen tuaj të kalorive.

Kur vjen puna për të vëzhguar atë që hani, ju jo vetëm që duhet të shmangni ato ushqime që përmbajnë elemente të dëmshme, por ju gjithashtu do të duhet të investoni edhe në një peshore (por ta mbani në kuzhinë – jo në dhomën e gjumit!).

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top