fbpx
Artikujt e fundit

Menopauza e parakohshme. Gratë nën peshë preken më shumë!

Menopauza është pjesë natyrale e ciklit jetësor të femrës, ku femra më nuk ka menstruacione dhe nuk mund të mbetet më shtatzënë në mënyrë natyrale.

Menopauza nuk është sëmundje, e as sëmundje e mungesës së estrogjenit, e as problem mendor. Thjesht është pjesë natyrale e çdo femre, në të njëjtën mënyrë që është puberteti apo shtatzënia, transmeton Telegrafi.

Kryesisht menopauza ndodh mes moshave 45 dhe 55 vjet, edhe pse 1 në 100 gra e fillojnë menopauzën para se t’i mbushin 40 vjet.

SIMPTOMAT E MENOPAUZËS

Simptomat e menopauzës mund të shfaqen në çfarëdo kohe, duke filluar nga mosha 35 vjet kur bien nivelet e hormoneve gjinore – ato të estrogjenit, progesteronit dhe testosteronit.

Simptomat e menopauzës përfshijnë ndryshime në disponim, probleme me kujtesë (nuk mbani mend ku i keni lënë çelësat, nuk iu kujtohen emrat e njerëzve që i njihni, etj.), gjumë të dobët, djersitje gjatë natës, energji të ulët, shtim të peshës, ndryshime të lëkurës, ankth, depresion, libido e vogël, menstruacione të parregullta, sulme paniku, ënjtje të yjeve, etj.

SA ZGJATË PARA-MENOPAUZA?

Para-menopauza, pra koha afër menopauzës, është rrugëtimi i ndryshimeve hormonale që shpie në destinacionin përfundimtar. Zakonisht kjo fazë zgjatë rreth katër vjet, por te disa gra mund të zgjatë vetëm disa muaj.

SI T’I KONTROLLONI SIMPTOMAT E MENOPAUZËS?

Çfarëdo simptome që jeni duke përjetuar, autorja Julie Dennis sugjeron t’i ndiqni këto këshilla për t’i kontrolluar simptomat e menopauzës:

– Çfarë dëshironi vërtetë? Nuk mjafton të thoni se doni t’i largoni simptomat, por të bëheni specifike. Cilën simptomë dëshironi ta largoni dhe të shikoni se si mund ta zgjidhni problemin.

-Ushqimet e djegësa janë pak problematike gjatë menopauzës, e njëkohësisht edhe ushqimet e ëmbla mund t’i zvogëlojnë nivelet e energjisë dhe të disponimit.

– Bëni ushtrime fizike.

– Largoni toksinat nga trupit duke konsumuar sasi të mëdha të ujit

– Zvogëlojeni sasinë e kafeinës.

Menopauza e parakohshme është një moment qe prek 1 në 10 gra dhe shoqërohet me një sërë problemesh qe kanë te bëjnë me shëndetin, sikurse ato qe lidhen me sistemin kardiovaskular, osteoporozën, rënien mendore e deri ne vdekje te parakohshme.
Ne lidhje me të dhe masën trupore te femrave, një grup kërkuesish te Universitetit te Massachusetts ne SHBA, kreu një studim, botuar ne revistën Human Reproduction.

Sipas këtij studimi që mori ne shqyrtim 80 mije gra, rezultoi se gratë nën peshën normale, veçanërisht kur këtë gjendje e kishin rreth moshës 30 vjeçare, kishin nga 30 deri ne 59% probabilitet për te kaluar ne menopauze, para moshës 45 vjeçare, ne krahasim me bashkëmoshataret e tyre me peshë normale .

Ndërkohë qe ato me mbipeshe, këtë rrezik e kishin me të ulët, nga 21 deri ne 30%.

Veçanërisht i madh ishte probabiliteti për gra, te cilat ne moshën 18-20 vjeçare kishin qenë nën peshë. Tek këto femra, ky rrezik shkonte deri ne 50%. Ndërsa tek gratë qe ishin nën peshë ne moshën 35 vjeçare, rreziku ishte edhe me i madh, mbi 59% ne krahasim me gratë në peshë normale.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top