fbpx
Uncategorized

Kur duhet të konsumohen frutat për të përfituar vlerat e tyre!

Nuk është sekret që të konsumohen fruta është e mirë për shëndetin. Megjithatë ka raste që janë më të favorshme për të ngrenë fruta, pasi trupi mund të përthithi të gjitha vlerat e tyre. Çdo person duhet të konsumojë 3-4 fruta në ditë.

Pse konsumimi i frutave ndikon në shëndetin dhe lumturinë e njerëzve?

Duke konsumuar fruta herët në mëngjes trupi do të marrë një nxitje të shpejtë të energjisë dhe vlerave ushqyese. Rritja e energjisë do t’ju mbajë më të lumtur dhe të arrini qëllimet tuaja në punë.

Gjithashtu frutat ndihmojnë në humbjen e peshës. Ato janë të pasura me fibra dhe karbohidrate të shëndetshme për të mbajtur trupin plot energji. Frutat ofrojnë vitamina të shumta si C, K, B5, B6 dhe E, kalium, fosfate etj. të gjitha këto janë shumë të nevojshme për një trup të shëndetshme, flokë dhe lëkurë të bukur.

Ja se kur duhen konsumuar frutat për të marrë përfitimin e duhur prej tyre.

-Konsumimi i tyre në mëngjes është më e mira e mundshme.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të fruktozës është mirë që frutat të konsumohen në mëngjes.

Kjo pasi trupi ka nevojë për një zgjim të shpejtë pas një relaksimi gjatë natës. Ndërsa nëse frutat konsumohen përpara gjumit në darkë, atëherë do të rritet niveli i sheqerit në gjak dhe gjumi nuk do të jetë i rehatshëm.

Frutat treten shpejtë dhe vlerat ushqimore përthithen mirë nga trupi. Prandaj është mirë që frutat të konsumohen në mëngjes herët në mënyrë që të përfitohet energji për ditën.

Kur konsumohen fruta duhet pritur 1-2 orë për të konsumuar vaktin tjetër, në mënyrë që trupi ti ketë tretur ato plotësisht. Kjo do të shmangë ndjenjën e fryrjes apo gazrave si dhe zorrët do të punojnë siç duhet.

-Fruta nuk duhen konsumuar kurrë së bashku me ushqimin.

Ky është një fakt më pak i njohur nga njerëzit, por kurrë nuk duhet të konsumohen fruta bashkë me vaktin e ngrënies. Kjo pasi ato ngadalësojnë procesin e tretjes dhe vlerat ushqimore nuk merren të plota. Kjo do të shkaktojë fryrje dhe gazra.

Përfundimi: Konsumoni frutat në mëngjes dhe shmangini gjatë vakteve ushqyese. Në këtë mënyrë do të merrni të gjitha vlerat e tyre ushqimore dhe do të mbani trupin në formë.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top