fbpx
Artikujt e fundit

Dhimbje mesi? Ja ushtrimet streçing që përmirësojnë menjëherë gjendjen!

Dhimbjet e mesit dhe shpinës janë të padurueshme duke na bërë të gjetheve të kryejmë me vështirësi objektivat gjatë ditës.

Nuk ka asgjë më të keqe se sa pamundësia për të lëvizur lirshme për shkak të dhimbjeve të mesit apo shpinës. Mirëpo në vend që të rrish të presësh që ato të kalojnë bëni pak streçing dhe do të shihni se gjendja do të përmirësohet ndjeshëm.

Dhimbjet e mesit janë të zakonshme dhe rreth 80 % e njerëzve e përjetojnë atë në një pikë ose në një tjetër për arsye të ndryshme.

Orët e gjata të kaluar para kompjuterit, qëndrimi ulur, mungesa e aktivitetit fizik, ngritja e peshave të rënda çojnë në ngrirjen e muskujve të legenit duke shkaktuar dhimbje. Sa më shumë kohë të kaloni ulur, aq më shumë ka gjasa që ju të përjetoni dhimbje mesi apo shpine. Ja 3 ushtrime streçing që nuk janë aspak të lodhshme apo të vështira por vetëm do ju relaksojnë muskujt dhe do të rikthejnë elasticitetin e humbur të tyre duke larguar dhimbjet.

-Qëndroni në pozicion mbështetur mbi gjunjë dhe duar duke e mbajtur shpinë drejtë.

Më pas ngrini kurrizin lart dhe ulni kokën duke formuar një hark nga jashtë dhe më pas uleni poshtë duke ngritur kokën lartë duke formuar një hark nga brenda. Kjo do të vë në lëvizje të gjithë muskujt e shpinës dhe mesit duke i lehtësuar ato nga dhimbja. Përsëriteni disa herë këtë ushtrim streçing.
-Shtrihuni mbrapa me këmbët mbledhur si në figurë dhe shpinë të shtrirë drejtë bashkë me duart. Tërhiqeni trupin sa më shumë mbrapa deri sa të ndjeni se po ju tërhiqen muskujt e sipërm dhe legenit.
-Duke qëndruar mbrapa ngrihuni paksa dhe formoni një hark si në figurë dhe grijeni kokën dhe trupin lartë me duart e drejta. Më pas tërhiquni sërish mbrapa. Përsëriteni disa herë këtë ushtrim.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top