fbpx
Artikujt e fundit

A duhet të stërviteni sipas llojit të trupit tuaj?

Nëse dëshironi të kujdeseni për trupin tuaj apo keni nisur palestrën atëherë keni vënë re se disa ushtrime janë shumë të mira për ju. Mirëpo a duhet stërvitja të bazohet sipas formës së trupit?

Për një trup të bukur dhe forma ideale duhet të përshtatni stërvitjen e duhur me një dietë ushqimore të duhur, për të arritur qëllimet tuaj.

Trupat njerëzor klasifikohen në 3 rupe kryesore:

-Endomorfs janë të rrumbullakosura dhe të butë, dhe të predispozuar për ruajtjen e yndyrës.

-Mesomorfs janë katrore dhe muskulore, dhe të predispozuar për ndërtimin e muskujve, por jo ruajtjen e yndyrës.

-Ektomorfs janë të hollë dhe mirë-strukturuar, por nuk janë të predispozuar për ruajtjen e muskujve apo yndyrës.

Mirëpo pavarësisht formës trupit ato mund të ndryshojnë përmes stërvitjes së duhur dhe ushqimit.

P.sh. një ektomorf mund të fillojë stërvitjen me pesha dhe të bëhet një mesomorf ose një endomorf mund të fillojë dietën e duhur ushqimore dhe të ushtrojë stërvitje kardio për t’u bërë një ektomorf.

Prandaj nuk është e rëndësishme që të stërviteni vetëm me një program të caktuar duke u përshtatur sipas llojit të trupit tuaj. Pasi përmes stërvitjeve të ndryshme dhe regjimit ushqimor të duhur ju mund ta transformoni trupin tuaj.

Këshilla e mirë është të shkoni në palestër dhe do të punoni me të gjithë pjesët e trupit. Nëse qëllimi është ulja e yndyrës do të bëni një trajtim intensiv kardio, nëse qëllimi janë muskujt, trajnimet me pesha janë ato që ju duhen.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top