fbpx
Artikujt e fundit

9 ushtrime japoneze që janë të përsosura për trupin femëror!

Të gjithë e dimë se gratë japoneze mbajnë rekordin botëror për jetëgjatësi dhe një fizik ideal gjatë gjithë jetës së tyre. Kjo nuk është çudi pasi kultura e tyre fokusohet në një ushqim të shëndetshëm dhe ushtrimet e duhura për një trup në formë.
Femrat japoneze kanë disa rregulla të arta të mbajtjes së trupit në formë që ndryshojnë nga pjesa tjetër e botës. Ato janë të thjeshta, në dukje të parëndësishme, por që kanë një impakt të madh në elasticitetin e trupit, funksionalitetin e organeve dhe një shëndet të mirë.

Japonezi Katsuzo Nishi zhvilloi një sistem ideal të ndërtimit të muskujve, trupi dhe mbajtjes së shëndetshme të organeve duke e shpëtuar atë nga vdekja e sigurt.

Ai u diagnostikua me një sëmundje vdekjeprurëse në moshën 20 vjeçare, por falë këtyre ushtrimeve ai jetoi deri në 75 vjeç. Këto ushtrime janë perfekte për trupin dhe konstruktin e femrave duke u dhënë atyre energji dhe muskujt të tonifikuar. Ja 9 ushtrimet që duhet të bëjë çdo femër nëse dëshiron trup të bukur gjatë gjithë jetës dhe një shëndet të mirë.

1-Kur qëndroni shtrirë me bark përthyejini këmbët një nga një në qetësi si në figurë. Kjo lëvizje e thjeshtë, aspak e lodhshme dhe shqetësuese, ju ndihmon të mbani në lëvizje qarkullimin e gjakut dhe parandalon këmbët e fryra dhe të lodhura. Mundohuni që të prekni me këmbë vithet tuaj. Mbase nuk do të mundeni në fillim por me kalimin e kohës dhe stërvitjes do t’ia arrini. Bëjeni këtë ushtrim çdo ditë dhe do të shihni rezultatet.

2-Shtrihuni në dysheme me kurriz, hapni pak këmbët e përthyera dhe ngrini pjesën e sipërme të trupit deri sa të mundeni duke arrit sa më shumë me duar gjunjët. Qëndroni në këtë pozicion deri sa të mundeni dhe më pas shtrihuni sërish me shpinë duke relaksuar muskujt. Përsëriteni disa herë këtë ushtrim sa të keni fuqi. Ky ushtrim ju ndihmon të përmirësoni posturën tuaj dhe nxit qarkullimin e gjakut në tru.

3-Ky ushtrim është perfekt për femrat pas lindjes, ku muskujt e tyre janë të dobët dhe lëshuar. Kjo përmirëson balancën, tretjen dhe ndihmon në uljen e perimetrit të belit. Shtrihuni më shpinë drejt duke i mbajtur këmbët drejt të mbyllura dhe duart e shtrirë me pëllëmbë të mbështetur në tokë. Më pas ngrini njëkohësisht këmbët dhe pjesën e sipërme të trupit duke formuar një formë V. Qëndroni në këtë pozicion deri sa të ndiheni të lodhur dhe më pas shtrihuni sërish me shpinë. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.

4-Ky ushtrim i thjeshtë që më shumë ka të bëjë me elasticitetin e trupit është perfekt për largimin e dhimbjeve të mesit si dhe forcimin e enëve të gjakut. Qëndroni drejt me këmbët pak të hapura dhe më pas përkulni kurrizin nga prapa përmes duarve duke formuar një hark sa të mundeni. Mundohuni të ngriheni pak në majë të gishtave të këmbës. Qëndroni në këtë pozicion sa të mundeni dhe më pas qetësohuni.

5-Për një bark më të sheshtë, një qarkullim më të mirë të gjakut dhe një shpinë kurrizore të shëndetshme, një posturë më të mirë dhe qetësim të mendjes shtrihuni me shpinë me këmbë pak të hapura. Më pas vendosni duart pas koke dhe ngrini lart pjesën e parme të trupit duke e ulur para gjunjëve sa të mundeni. Më pas kthehuni sërish në pozicionin fillestar. Përsëriteni këtë ushtrim sa më shumë të mundeni.

6-Për të larguar dhimbjet e shpinës dhe mesit përkuluni para sa të mundeni me këmbët drejtë dhe pak të hapura. Kjo do të përmirësojë fleksibilitetin e trupit dhe forcojë muskujt e shpinës.

7-Për të larguar yndyrën nga këmbët, lehtësimin e dhimbjeve të shpinës dhe mesit, për të përmirësuar formën e vitheve dhe sistemin e frymëmarrjes, ky ushtrim është perfekt. Qëndroni në figurë mbështetur mbi gjunjë dhe shpinën e harkuar me kokën poshtë deri sa të kapni me duar këmbët tuaja. Qëndroni 5 sekonda dhe më pas ngrini drejt trupin. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.

8-Ky ushtrim tërheq muskujt e shpinës, vitheve, stomakut, përmirëson sistemin riprodhues të femrave, thekson belin, largon stresin dhe tensionin e muskujve. Mbështetuni mbi pëllëmbët e duarve dhe gjunjët tuaj si në figurë dhe më pas harkoni trupin nga brenda duke ngritur kokën dhe vithet lartë. Më pas harkoni kurrizin nga sipër duke ulur kokën poshtë dhe ngritur sa më shumë shtyllën tuaj kurrizore jashtë.

9-Qëndroni shtrirë me bark me këmbët pak të hapura dhe duart e shtrirë drejt me pëllëmbët e mbështetura në tokë. Më pas ngrini njërën këmbë lart dhe uleni poshtë. Të njëjtën gjë përsëriteni me këmbën tjetër. Përsëriteni 30-50 herë për çdo këmbë. Ky ushtrim përmirëson qarkullimin e gjakut dhe formon muskujt e këmbëve, vitheve, shpinës, mesit si dhe shmang kapsllëkun.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top