Rënia në peshë mund të arrihet duke konsumuar thjesht ujë gjysmë ore para çdo vakti.
Gjatë një studimi të kryer nga Departamenti i Dietologjisë në Universitetin Virginia Tech, një grup prej 48 personash mbipeshë ose obezë u monitoruan për një periudhe prej 12 javësh. Ata u ndanë në dy grupe, ku secili prej tyre ndoqi një dietë të ulët në kalori, megjithatë pjesëmarrësit e njërit grup konsumuan edhe 500 ml ujë para çdo vakti.
Në fund të studimit, personat që konsumuan ujë para çdo vakti humbën 2 kg më shumë se ata që nuk pinë ujë.
Nuk humbisni asgjë nëse e provoni edhe ju.