fbpx
Dieta Shqip

Nuk po humbisni peshë? S’keni për ta besuar cila është arsyeja!

Stërviteni shpesh. Ushqeheni mirë. Megjithatë nuk po arrini të humbisni peshë. Çfarë po ndodh? Një studim i fundit i publikuar tek Revista Ndërkombëtare e Obezitetit sugjeron se nuk është aq e thjeshtë rënia në peshë, vetëm duke ngrënë fruta dhe perime. Madje, hulumtuesit shkencorë sugjerojnë se, nëse doni të humbisni peshë, duhet të analizoni jashtëqitjen, pasi fajin mund ta kenë bakteret në zorrë.

“Specie të caktuara bakteriale luajnë një rol të rëndësishëm në rënien në peshë”, thotë autori kryesor i studimit, Arne Astrup, nga Universiteti i Kopenhagen në Danimarkë.

“Tani mund të shpjegojmë përse një dietë e pasur në fibra nuk çon gjithmonë në rënie në peshë. Bakteri në pjesën intestinale është një pjesë e rëndësishme e përgjigjes dhe që tani do të luajë një rol të rëndësishëm në trajtimin e obezitetit”.

Me pak fjalë, ju mund të bëni gjithçka mirë, por fajin mund ta ketë bakteri në zorrë.

Hulumtuesit shkencorë dolën në këtë përfundim pasi pyetën 62 pjesëmarrës obezë të cilët u ndanë rastësisht për të ndjekur “dietën nordike”, që është e pasur me fruta dhe perime, ose “dietën daneze”, ku lejohen qofte, proshutë e skuqur dhe gatime të tjera daneze të pasura në yndyra.

Mund të mendoni që personat të cilët ndoqën dietën e re nordike humbën më shumë peshë, dhe në fakt ashtu ndodhi.

Grupi i parë humbi më shumë se 3.4 kg në gjashtë muaj, krahasuar me pjesëmarrësit në grupin e dytë të cilët humbën më pak se 2 kg.

Por ja ku qëndron ndryshimi: Pas gjashtë muajve të parë, të gjithë pjesëmarrësit në studim filluan të ndiqnin dietën nordike. Ata u ndanë pastaj në dy grupe: Ata që kishin më shumë kombinim të baktereve Prevotella/Baceteroides në zorrë dhe ata që kishin më pak. (Dy grupet u përcaktuar nga mostrat e jashtëqitjes të marra nga pjesëmarrësit në studim”.

Hulumtuesit shkencorë zbuluan se dieta e re nordike, e pasur me fibra, fruta dhe perime funksiononte më mirë për njerëzit me bakteret Prevotella/Baceteroides.

Në fund të studimit, këta persona përfunduan jo vetëm me bel më të hollë, por edhe me më pak masë dhjamore në trup.

Përfundimi: Nuk është e rëndësishme vetëm dieta që ndjek një person; ka shumë rëndësi edhe përqendrimi i baktereve Prevotella/Baceteroides në zorrë.

 

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top