fbpx
Dieta Shqip

Frutat dhe perimet për shëndetin e tiroides!

Tiroidja – një gjëndër e vogël në qafë- ka një ndikim të rëndësishëm në trup. Ajo prodhon hormonin e tiroides, që është përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të metabolizmit, rrahjeve të zemrës, temperaturës, gjendjes emocionale etj.

Mosfunksionimi i saj shoqërohet me një sërë komplikacionesh, ndërkohë që dy çrregullimet kryesore lidhen me hipertiroidizmin (tepricë jodi) dhe hipotiroidizmi (mungesë jodi).

Për ta mbrojtur atë, duhet të përfshini në dietë ushqime të pasura në lëndë ushqyese, kryesisht jod, që i nevojiten tiroides të funksionojë siç duhet.

Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet që janë të mira për tiroidet.
Perimet e gjelbra

Spinaqi, marulja dhe perime të tjera të gjelbra janë një burim i mirë i magnezit, një mineral i rëndësishëm që luan një rol kyç në proceset e ndryshme që kryhen në trup. Lodhja, dhimbjet e muskujve dhe ndryshmet në rrahjet e zemrës mund të jenë shenja që nuk po merrni mjaftueshëm magnez.
Fruta të thata

Bajamet, shqemet dhe farat e lulediellit janë burime të jashtëzakonshme të hekurit. Arroret ndihmojnë tiroidet në dy mënyra. Nuk janë vetëm një burim i mirë i hekurit, por janë gjithashtu të pasura në selen, një tjetër mineral i rëndësishëm për shëndetin e tiroides.
Produktet e detit

Peshku, karkalecat dhe algat e detit janë një burim i mirë i jodit. Ky i fundit është shumë i rëndësishëm për shëndetin e tiroides, megjithatë nuk duhet ta teproni me të nëse keni një problem me tiroidet. Algat e detit janë shumë të pasura në jod dhe teprimi me to mund ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen.
Frutat e pyllit

Dieta më e mirë për tiroidet kërkon jo vetëm jod, selen dhe vitaminë D. Ushqimet që janë të pasura në antioksidues janë gjithashtu të mira për tiroidet Një studim i vitit 2008 nga një grup shkencëtarësh turq zbuloi se njerëzit që vuajnë nga hipotiroidizmi kanë nivele më të larta të radikaleve të lira të dëmshme krahasuar me ata që nuk vuajnë nga kjo gjendje.Frutat e pyllit (manaferrat, boronicat, luleshtrydhet) kanë përmbajtje të lartë në antioksidues.
Vezë

Një vezë e madhe përmban rreth 16% të jodit dhe 20% të selenit që ju duhet çdo ditë, prandaj dhe cilësohet si superushqim për tiroidet.
Bulmeti

Produktet e bulmetit, si qumështi, kosi, janë të pasura në jod. Duke konsumuar 1 gotë qumësht në ditë ju do të mudn të merrni rreth 1/3 e jodit që ju duhet çdo ditë. Edhe kosi gjithashtu është një burim i irë i kosit, nga ku mund të merrni 50% të dozës ditore të jodit.Ashtu siç dieta ushqimore luan rol të rëndësishëm në funksionimin e gjëndrave të tiroideve, është jetike edhe shmangia e ushqimeve të caktuara nëse vuani nga kjo sëmundje. Lexoni – Ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga tiroidet.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top