fbpx
Uncategorized

6 erëza super të shëndetshme që ju ndihmojnë të bini në peshë!

Vakti perfekt për të rënë në peshë nuk është vetëm një racion me peshk ose mish pule të shoqëruar me sallatë dhe oriz kaf. Këtij vakti i mungojnë përbërësit kryesor që ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit në trup: erëzat.

Erëzat djegëse janë mënyra më e mirë për t’u dhënë shije ushqimeve pa shtuar kalori ekstra, ndryshe nga sheqeri, kripa ose përbërës të tjerë.

Për më tepër, shumica e erëzave mund të përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë trupin ta shkrijë më shpejtë dhjamin. Ja cilat janë disa nga barishtet erëzat më të mira që duhet t’i përfshini në gatimet tuaja nëse doni të dobësoheni.

Shafrani i Indisë

Kjo erëz në ngjyrë të verdhë ndihmon trupin të djegë yndyrën falë përbërësit kurkumin. Shafrani i Indisë rrit gjithashtu nxehtësinë e trupit, që çon në përshpejtim të metabolizmit. Ai ka gjithashtu një sërë përftimesh shëndetësore, duke filluar nga parandalimi i sëmundjes së alcajmerit deri tek mbajtja nën kontroll e hormoneve. Bëjeni Shafranin e Indisë pjesë të gatimeve tuaj për t’i përftuar këto dobi shëndetësore.

Speci i kuq djegës

Ngjashëm me Shafranin e Indisë, edhe speci i kuq djegës rrit temperaturën e trupit duke përshpejtuar kështu metabolizmin. Sipas ekspertes së dietave, Lauren Minchen, shtimi i kësaj erëze tek ushqimet ju ndihmon të digjni deri në 100 kalori për vakt. Prandaj duhet ta përfshini specin djegës në gatime të ndryshme, si supë, vezë të skuqura, arrat e pjekura etj.

Kanella

Kjo erëz mban nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak, largon dëshirën për të ngrënë ushqime të shpejta dhe ju mban të ngopur për një kohë të gjatë. Mund të hidhni pak kanellë në bollgur, tek kosi ose çaji.

Hudhra

E dimë që hudhra shkakton erë të keqe në gojë, megjithatë, duke e krahasuar me dobitë e shumta shëndetësore të saj, kjo nuk është asgjë. Një ndër përfitimet e saj është se ndihmon për të djegur dhjamin në bark. Pas një eksperimenti të kryer tek minjtë hulumtuesit shkencorë vunë re që minjtë të cilët konsumuan hudhra për 7 javë humbën më shumë se minjtë e tjerë. Edhe pse këto rezultate nuk janë vërtetuar tek njerëzit, nuk ka asnjë efekt negativ nëse e shtoni atë në vaktet tuaj.

Xhenxhefili

Ashtu si kanella, edhe xhenxhefili ndihmon për mbajtjen nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjak, që do të thotë se mund të parandalojë rritjen e niveleve të glukozës pasi keni ngrënë një vakt të pasur me sheqer ose karbohidrate. Kjo erëz ka gjithashtu të njëjtat veti të djegies së dhjamit ashtu si Shafrani i Indisë.

Piper i zi

Piperi i ri bllokon formimin e qelizave të reja dhjamore, duke parandaluar kështu shtimin në peshë. Kjo erëz ndihmon gjithashtu për djegien e shpejtë të dhjamit. Përfshijeni piperin e zi në çdo gjë që ju hani, duke filluar nga kosi dhe djathi tradicional deri tek bollguri.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top