fbpx
Artikujt e fundit

Obezitet dhe sëmundje? Armiku nuk është yndyra!

Besoj se thuajse të gjithë ne kemi dëgjuar se yndyra është shumë e keqe për shëndetin, se shumë yndyrë na shëndosh dhe na bën obezë, se yndyra kontribuon në sëmundje të zemrës, që yndyrnat e ngopura janë të këqija dhe vajrat vegjetalë janë të mirë e kështu me rradhë. Por, në fakt asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Në librin e tij të fundit “Eat Fat, Get Thin”, Dr. Mark Hyman sjell përvojën e tij përmes hulumtimit me pacientë, për të provuar atë që ai thekson se ka zbuluar prej kohësh: Yndyrnat e duhura mund t’iu ndihmojnë të jeni elegantë, të shëndetshëm dhe plot energji.

Ai vëren se ka shumë për të thënë në lidhje me yndyrën, shumë ndryshe nga mitet që jemi mësuar të dëgjojmë, porse për momentin do të sjellim këto fakte…

1. Sheqeri dhe jo yndyra ju shëndosh. Konsumimi i shumtë i sheqerit do të thotë se qelizat tuaja mpihen ndaj “thirrjes” së insulinës. Trupi juaj pompon gjithnjë dhe më shumë insulinë për të ulur sërish nivelin e sheqerit tuaj në gjak. Ju nuk mund ta digjni të gjithë sheqerin që konsumoni. Në mënyrë të pashmangshme, trupi juaj e depoziton atë si yndyrë, duke krijuar rezistencën e insulinës dhe një lloj “rrëmuje” të përgjithshme metabolike.
2. Yndyra me origjinë shtazore është më komplekse se sheqeri. Janë gati 257 emra për sheqerin, por pavarësisht variacioneve shumë të vogla, të gjithë sheqernat krijojnë të njëjtin dëm. Yndyra është më komplekse. Ne kemi yndyrna të ngopura, të pangopura, yndyrna të thjeshta dhe të përbëra (të pangopura) dhe madje edhe yndyrna ‘trans’, për të mos përmendur nëngrupe brenda secilit grup. Disa yndyrna janë të mira, të tjerat janë neutrale dhe disa janë të këqija.
3. Dietat me pak yndyrë dhe shumë sheqer kanë tendencën të mos jenë të shëndetshme për zemrën. Kur njerëzit hanë më pak yndyrë, kanë tendencë të hanë më shumë niseshte apo sheqer në vend të yndyrës dhe kështu rrisin nivelin e kolesterolit të keq, që shkakton atak në zemër.
4. Yndyrnat e ngopura nuk janë armiku juaj. Një përmbledhje e të gjitha hulumtimeve për yndyrën e ngopur, e publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition” nuk ka gjetur asnjë lidhje midis yndyrnave të ngopura dhe sëmundjes së zemrës. Ashtu si me të gjitha yndyrnat, kyçi është cilësia. Yndyrnat e përdorura në një proshutë hamburgeri në fast-food kanë efekt krejtësisht të ndryshëm nga yndyrat e ngopura në vajin e kokosit. Duhet të ndalojmë së klasifikuari të gjithë yndyrnat njëlloj.
5. Disa yndyrna nuk janë të shëndetshme. Ato përfshijnë yndyrnat e ndërmjetme dhe vajra bimorë inflamatorë.
6. Çdokush përfiton nga më shumë omega 3. Një pjesë shumë e madhe e njerëzve kanë mangësi në këto yndyrna. Mënyra ideale për t’i marrë këto yndyrna të shëndetshme është konsumimi i peshqve të egër ose peshq të rritur në ujë të ftohtë, vezë të pasura me omega-3 dhe duke marrë suplemente të omega-3.
7. Të konsumoni yndyrë mund t’iu bëjë elegantë. Muret e qelizave të shëndetshme të bëra nga yndyrna të cilësisë së lartë janë në gjendje të metabolizojnë më mirë insulinën, e cila e mban sheqerin në gjak të rregulluar më mirë. Pa kontrollin e duhur të sheqerit në gjak trupi ka probleme. Yndyrnat e duhura rrisin gjithashtu djegien e yndyrës, ndërpresin urinë dhe pakësojnë ruajtjen e yndyrës në trup.
8. Truri juaj përbëhet në rreth 60 përqind të tij nga yndyra. Në këtë përqindje, porcionet më të mëdha vijnë nga yndyra omega-3 e quajtur acid dokosaheksaenoik (DHA). Trurit i nevojitet DHA për komunikimin ndërmjet qelizave. Yndyrnat e cilësisë së lartë rrisin aftësitë njohëse, lumturinë, aftësinë për të mësuar dhe përmirësojnë memorjen. Në kontrast, studimet e lidhin mangësinë e acideve yndyrore omega-3 me depresionin, ankthin, çrregullimin bipolar dhe skizofreninë.

Dietologët sugjerojnë se yndyrnat e duhura mund të përmirësojnë humorin, lëkurën, flokët dhe thonjtë, ndërsa iu mbrojnë kundër diabetit të tipit 2, dementias, kancerit dhe jo vetëm. Disa nga burimet e preferuara të yndyrës përfshijnë avokadot, arrat, bajamet, arrat amerikane, makadamias, por jo kikirikët. Burime të mira yndyrnash janë edhe farat e kungullit, të susamit, të çias, të kërpit si dhe disa lloje peshqish, duke përfshirë sardelet, skumbrin, harengën dhe salmonin e egër, që janë të pasur në yndyrna omega-3.
Disa studime kanë treguar edhe se ata që konsumojnë vaj ulliri ekstra të virgjër 1 litër në javë, redukstojnë sulmet e zemrës me 30 përqind.
Produktet e kafshëve të rritur me bar përmbajnë gjithashtu yndyrna të shëndetshme. Edhe vaji ekstra i virgjër i kokosit, një burim me bazë natyrore dhe yndyrna të ngopura ka shumë përfitime. Ai është anti-inflamator dhe nuk shkakton probleme me kolesterolin e madje mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtyre problemeve.
Shumica e yndyrnave mund të kontrollohen nga cilësia dhe lloji i ushqimit që konsumoni. Ne duhet të hamë yndyrna cilësore të ushqimeve të plota, që kanë pak karbohidrate të rafinuara dhe kanë shumë fibra.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top