fbpx
Artikujt e fundit

Nicola Sorrentino, dietologu i VIP-ave italianë: Ja pse duhet të pini 14 gota ujë!

E quajnë dietologu i VIP-ave, për shkak se e frekuentojnë shumë persona të njohur, të cilëve u jep këshilla të thjeshta për dietat. Pini shumë ujë, hiqni dorë nga pastat e makaronat, të cilat duhet të jenë integrale dhe kontrolloni proteinat që merrni.
Ashtu siç thotë Nicola Sorrentino, dietologu i VIP-ave italianë: “për të qenë në formë, duhet vullnet dhe dëshirë e mirë”.
Pse 14 gota ujë?
As dieta Dukan dhe as ndonjë dietë tjetër me proteina. Për Nicola Sorrentino, ekspert i dietologjisë, autor i librit “La dieta dell’acqua” (Dieta e ujit), zgjidhja më e mirë është dieta mediterane, e shoqëruar me aktivitet fizik dhe konsumimin e sasive të mëdha të ujit: të paktën një litër e gjysmë në ditë, e ndarë në 14 gota ujë, 2 nga të cilat, para se të hani mëngjesin, drekën dhe darkën.
Pra, 6 gota ujë para vakteve kryesore dhe të tjerat të shpërndara gjatë ditës. Për dietologun e VIP-ave, Nicola Sorrentino çelësi për t’u dobësuar është vullneti dhe dëshira e mirë.
Cilin tip uji këshilloni?
Nuk ka rëndësi nëse është ujë natyral apo me gaz, për ata që duan të dobësohen, është e rëndësishme që temperatura e ujit të jetë mes 10/12°. Pikërisht ky është ndryshimi mes temperaturës së ujit dhe trupit, që zgjon procesin i cili në gjuhën mjekësore quhet ‘thermogenesis’, një mënyrë për të prodhuar nxehtësi dhe energji. Ky proces shërben për ta çuar temperaturën e lëngut brenda në organizëm, nga 10° në 37°.
Është një sforcim fizik, që kërkon konsumin e shumë kalorive dhe është e rëndësishme që të realizohet para se të hani vaktet. Sigurisht që uji bën mirë: mjafton që të humbisni vetëm l,1% të ujit në trup, që të ndjeheni menjëherë më të lodhur.
Është llogaritur se për çdo kalori të marrë, duhet që të pini 1 ml ujë.
Ju jeni i njohur si dietologu i VIP-ave. A mund të flasim për këtë?
Disa kanë pranuar se janë klientët e mi, si Barbara D’Urso. Ajo është një 50 vjeçare e shkëlqyer, që i pëlqen të jetë në formë, bën shumë sport dhe kontrollon ushqimin që konsumon, me ushqime të shëndetshme, si frutat dhe perimet e stinës.
Po kështu edhe Daria Bignardi, pas shtatzënisë ka ardhur te unë.  Ajo është një grua shumë e bukur dhe shumë e kujdesshme për linjat. Asaj në fakt i pëlqen që të pijë ndonjë gotë birre, herë pas here.
Pas shtatzënisë, një grua duhet të ketë kujdes me hekurin, dhe nëse është duke vijuar ushqimin me gji, ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme. Perimet ndihmojnë shumë në këtë kuptim.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top