fbpx
Artikujt e fundit

Matcha, edhe më e fuqishme se çaji jeshil?

Çaji jeshil është një nga pijet më popullore në botë dhe me shumë ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut sidomos në humbjen në peshë dhe në reduktimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Një varietet i çajit jeshil, matcha, mendohet të jetë dhe më i shëndetshëm se të gjithë llojet e tjerë.

Çfarë është matcha?

Ashtu si çaji jeshil dhe matcha rritet në Kinë. Lulet e matcha-s janë e gjelbërt e thellë për shkak të rritjes më në hije për shkak të mbulimit të kurorës së shkurres së saj. Rritja e niveleve të klorofilit çon në prodhimin të më shumë aminoacideve.

Pas vjeljes, kërcelli dhe degët hiqen nga gjethet. Ata mblidhen dhe grihen duke u kthyer në pudrën jeshile të quajtur matcha. Për shkak se e gjithë gjethja konsumohet, matcha ka më shumë substanca se çaji jeshil. Këtu përfshihen kafeina dhe antioksidantët.

Një filxhan matcha, i bërë me një gjysmë lugë çaji, mban rreth 35 mg kafeinë. Është pak më shumë se një filxhan i zakonshëm çaji jeshil. Pudra e matcha-s përdoret rëndom dhe në lëngje dhe pjekje. Matcha përgatitet në disa lloje të ndryshme, më e zakonshmja është përzierja e një luge çaji pudër me 60 ml ujë të nxehtë. Në varësi të shijes mund ta bëni më të hollë ose më të trashë duke hequr apo shtuar masën e pudrës së matcha-s.

Arsyet pse është i mirë për trupin ky çaj

Ndihmon kujtesën – Çaji matcha ndihmon që të mos keni probleme me kujtesën kur të plakeni. Katekinat e këtij çaji arrijnë trurin dhe mbrojnë neuronet. Është i mirë për parandalimin e Alzajmerit, një nga shkaqet kryesore të humbjes së kujtesës.

Të dobëson – Nëse po përpiqeni që të dobësoheni, çaji jeshil mund të jetë një aleat shumë i mirë për këtë qëllim. Studimet kanë treguar se çaji jeshil ndihmon metabolizmin dhe menaxhimin e peshës.

Ndihmon në shëndetin e gojës – Doni një gojë më të shëndetshme? Çaji matcha është i mirë për dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Gjithashtu, eliminon erën e keqe të gojës.

Është i pasur me antioksidantë – Vetitë e tij të mira për shëndetin vijnë nga antioksidantët që përmban. Çaji matcha ka katekinë, që kanë veti antiinflamatore, antikancer dhe antiplakje.

Heq stresin – Shumë prej nesh vuajnë nga stresi. Kur ndihemi të lodhur dhe të boshatisur, pimë zakonisht kafe. Por, nëse e zëvendësojmë kafen me çaj matcha, L-teanina e këtij çaji e qetëson trurin, heq ankthin dhe rrit përqendrimin.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top