fbpx
Artikujt e fundit

Humbi 70 kilogramë, vetëm për këngëtarin e preferuar!

Hellen kishte luftuar prej kohësh me kilogramët e saj të tepërt, por vetëm një fotografi me këngëtarin e saj të preferuar, Gary Barlow, të grupit “Take That”, e ndihmoi që të humbiste vërtet peshë.
Ajo hante 14 pako me patatina me djathë dhe qepë në ditë dhe peshonte rreth 143,8 kg. Por vetëm kur pa veten në foton me këngëtarin e preferuar vendosi që të merrte hapin vendimtar për të bërë ndërhyrjen.
Në prill të 2014-ës, ajo ishte në koncertin e këngëtarit dhe pamja në foto e tmerroi. Asnjëherë nuk ishte ndierë keq me veten deri atëherë. Dhe tani ka zbritur 9 masa.
Motivimi më i madh ishte këngëtari i preferuar, Gary Barlow, të cilin e ka ndjekur në 62 koncerte rreth e rrotull vendit dhe dhoma e saj e gjumit është e mbushur me posterat e tij. Ajo kishte provuar dieta të shumta por gjithnjë kishte dështuar.
Madje edhe shumë programe të veçanta që rezultonin të suksesshme, tek ajo nuk kishin dhënë asnjë efekt. Që prej moshës 14-vjeçare ajo ka pasur këtë trup dhe ka vuajtur nga mbipesha.
Ajo ishte mësuar me të dhe në moshën 40-vjeçare nuk e kishte ndier ndonjëherë këtë problem. Ajo u detyrua që të përdorte të vetmet zgjidhje, një bypass gastrik, ose një ngushtim të stomakut.
Në tetor të vitit 2015, pas shumë testeve psikologjike, ajo më në fund ka bërë 2 operacione që e kanë bërë të ndihet më mirë tani. Ajo tani peshon vetëm 73,9 kg. Më pas ju nënshtrua një diete me supa dhe ushqim për fëmijë, për 12 javë.
Dhe për të gjithë këtë, falë idhullit të saj të muzikës, Gary Barlow, që i dha një motivimin më të madh për ta arritur.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top