fbpx
Dieta Shqip

Dieta “Keto”, mënyrë efikase e humbjes në peshë

Dieta “Keto” është mënyra e të ushqyerit që në praktikë është treguar si mënyrë efikase e humbjes në peshë.

ÇFARË ËSHTË DIETA “KETO” DHE SI FUNKSIONON

Kjo është një dietë e pasur me yndyra, e varfër për nga karbohidratet. Në mënyrë që trupi ynë të ketë energji, atij i nevojitet një lloj derivati e atë derivat e merr nga karbohidratet. Në trup ato shkëmbehen në sheqer, e rolin më të madh e ka glukoza. Për trupin është derivati më i thjeshtë dhe më i pranishëm. Kur nuk konsumoni mjaftueshëm karbohidrate, trupi fillon të kërkojë burim tjetër të energjisë për muskujt e vet. Në mungesë të glukozës, fillon t’i shkrijë yndyrat dhe t’i përdorë si derivate. Këtu edhe fillon procesi i humbjes në peshë. Gjatë këtij procesi, mëlçia fillon të krijojë trupa ketonik dhe qelizat fillojnë t’i përdorin si burim të energjisë.

ÇFARË NËNKUPTON USHQIMI KETOGJEN

Ushqimi në këtë dietë nënkupton zvogëlimin e karbohidrateve, 20 deri 50 gramë në ditë. Pos konsumimit minimal të karbohidrateve, kjo dietë nënkupton edhe konsumimin e yndyrave dhe proteinave. Proporcioni ideal i materieve ushqyese në dietë është 75 për qind yndyrë, 20% për qind proteina dhe 5 për qind karbohidrate.

MENYJA E DIETËS PËRFSHIN:

Mish, peshk dhe fruta deti – Mund të hani mish pule, të gjedhit, gjeldetit. Për dallim nga dietat e tjera që sugjerojnë mish pa yndyrë, kjo dietë është më ndryshe. Mund të hani mish të yndyrshëm dhe lëkurën nga mishi i pulës. Mund të hani të gjitha llojet e peshkut dhe frutave të detit. Vezë – mund të përgatiten në cilëndo mënyrë. Ato janë burim i shkëlqyeshëm për proteina. Yndyra – vaj bimor, vaj luledielli, vaj ulliri, kokosi dhe burime tjera të yndyrave që ju ndihmojnë të përgatisni ushqimin dhe të konsumoni ushqimet e nevojshme për këtë dietë. Prodhimet e qumështit – ajkë me plot yndyrë, djathë, gjalpë, jogurt. Jini të moderuar me qumështin, sepse përmban sheqer qumështi. Perime – lakër, tranguj, spinaq, lakër jeshile, brokol, qepë, sallatë, speca, kungulleshka, domate dhe gjithçka tjetër që rritet mbi tokë. Fruta me lëvozhgë të fortë – arra, lajthi, badem dhe ngjashëm.

USHQIMET QË NUK DUHET TË JENË PJESË E MENYSË TUAJ KUR JENI NË DIETË:

Sheqer në të gjitha format – shmangni ëmbëlsirat, lëngjet, makaronat, drithërat. Niseshtenë – bukë, patate, makarona, muesli, kërpudha, perime me rrënjë. Margarinë – edhe pse është lloj i yndyrës, nuk është burim i shëndetshëm.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top