fbpx
Dieta Shqip

Dieta Dosha; regjimi i ri sipas formës së trupit

Ti pi ujë, shoqja ha çokollatë dhe në fund je ti ajo që shëndoshesh? Shpjegimi dhe zgjidhja është te dieta Dosha…
Sipas mjekësisë Ayurvedica, secili prej nesh ka një konfigurim të caktuar fizik që, në sanskritisht, quhet Dosha. Paraqet tendencat e secilit, temperamentin, metabolizmin, nivelin e energjisë, stilin e jetesës dhe shumë aspekte të tjera që përfshijnë emocionet dhe mënyrën e të menduarit.
Sipas kësaj mjekësie ekzistojnë 3 dosha nga të cilat është e varur foma fizike dhe patologjitë ndaj të cilave jemi më të ekspozuar. Për të ruajtur ekuilibrin mendor e atë fizik duhet ndjekur një regjim i caktuar.

Tre doshat janë: Vata (ajri) ; Pitta (zjarri) dhe Kapha (uji). Secili prej nesh I përket një doshe ose është kombinimi I dy prej tyre.

Dieta për Vata
Njerëzit që i përkasin kësaj doshe e ndiejnë shumë të ftohtin prandaj iu këshillohen ushqimet e ngrohta. Në verë duhet të hanë shumë fruta të pjekura mirë dhe bajame. Perimet duhet t’i përdorin të ziera në avull. Duhet të shmangin specat, kërpudhat, domatet, familjen e lakrës dhe patëllxhanët.
Bishtajorët duhet t’i përdorin në sasi të kufizuar. Duhet të hane mjaltë dhe jo sheqer. Shtojini dietës kanellë, agrume, borzilo, dafinë, vanilje dhe sherebelë. Shmangni shijet e ëmbla dhe ato me aciditet.

Dieta për Pitta
Për Pitta-t vlejnë ushqimet e ftohta. Mund të hanë fruta sipas dëshirës, edhe ato më të ëmblat por duhet të evitojnë agrumet. Farat e kungullit dhe të diellit iu bëjnë mirë por duhet të mos përdorin bajame. Perimet duhen ngrënë të gjalla. Këshillohen pak bishtajorë dhe drithëra sipas dëshirës. Djathërat lejohen por kosi në sasi të pakët. Duhet të eleminojnë erëzat e forta, kripën dhe veçanërisht alkoolin sepse iu ndikon në rritjen e temperaturës së trupit. Shtojini dietës kamomil, finok dhe mente.

Dieta për Kapha:
Ty të duhen ushqime të lehta dhe të thata. Frutat e përshtatshme janë rrushi dhe mollët. Perimet lejohen të gjitha përveç patateve dhe domateve. Bishtajorët janë të përshtatshme për Kapha-t ndërsa djathërat, gjalpi dhe akulloret, jo! Redukto të skuqurat dhe ushqimet e kripura.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top