fbpx
Smoothie

Smoothie ideal që duhet të pini cdo dit para se të bëni vrap.

Në qoftë se keni vendosur të vini trupin në lëvizje dhe të shkrini disa kalori mënyra më e mirë është vrapi.
Vrapi përveç se i bën mirë organizmit ndihmon në largimin e stresit dhe çlirimin e energjive të këqija. Në momentin që e nisni është e pamundur të hiqni dorë prej tij, madje specialistët mendojnë se vrapi krijon varësi psikologjike. Studimet e shumta kanë provuar se pas një stërvitjeje edhe pse jeni të lodhur, ndiheni të kënaqur, në humor të mirë dhe plot energji. Ky është efekti i endorfinës (hormonit të lumturisë) që përhapet nga truri në të gjithë trupin. Por siç dihet gjatë vrapit harxhoni shumë energji dhe dehidratoheni, dhe dhe nuk është aspak e shëndetshme t’i futeni frigoriferit kokë e këmbë. Për këtë arsye duhet të mendoni për atë çfarë hani/pini para dhe jo pas. Sipas ekspertëve shëndetit pirja e një smoothie para vrapit furnizon trupin tuaj me energjitë dhe vlerat ushqyese që i duhen dhe sjell një sërë efektesh pozitive për shëndetin.

Kjo është receta e smoothie-t ideal që duhet të pini çdo ditë para vrapit:

  • banane,
  • 200 ml qumësht,
  • kokrra kafe të pabluar,
  • bajame.


Kalojini të gjithë këta përbërës në frulator dhe më pas konsumojini. Ky smothie është plot e përplot me vitamina dhe minerale, antioksidantë, acide yndyrore omega-E etj

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top