fbpx
Ushqimet

Avokado, pse ta përdorim dhe si ta përdorim.

Avokado quhet ndryshe edhe dardhë aligatori dhe është një pemë e përhapur në Karaibe, Meksikë, Amerikën Jugore dhe atë Qendrore.

Ky frut ka pak a shumë formën e një veze ose të një dardhe, zakonisht me përmasat e një dardhe ka një lëkurë të ndritshme në ngjyrë të gjelbër në kafe. Ai ka një përmbajtje me të lartë yndyrore se sa frutat e tjera dhe është shumë popullor në kuzhinën vegjetariane, duke u bërë një zëvendësues i shkëlqyer për mishin.

Pse duhet të konsumojmë avokado?

Studimet e fundit kanë treguar se nëse avokado shtohet në sallatën me spinaq apo karota rrit përthitjen e karotenoideve nga kjo sallatë me 200-400%. Në fakt studimet kanë treguar gjithashtu se përqëndrimi më i madh i karotenoideve tek avokado ndodhet menjëherë poshtë lëkurës e për këtë arsye mos e hiqni lëkurën më shumë seç duhet. Në këtë rast këshillohet që lëkurën e avokados ta hiqni me dorë tamam sikur po qëroni një banane, dhe jo duke përdorur thikën apo mjete të tjera.

Zakonisht mendojmë se karotenoidet gjenden më shumë tek portokalli apo perimet me ngjyrë të kuqe si karotat dhe domatet. Edhe pse këto perime janë burime të mira antioksidantësh, duket se edhe avokado përmban një sasi të konsiderueshme të tyre. Avokado përmban beta-carotene, alpha-carotene dhe lutein, por edhe karotenoide të tjera si neochrome, neoxanthin etj.

Shpeshherë avokado nuk ka nam të mirë për shkak të sasisë së yndyrës që përmban, por ajo futet në grupin e yndyrnave të mira. Vetitë anti-inflamatore që i gjejmë tek këto yndyrna kanë dëshmuar se ndihmojnë për lehtësimin e artritit

Vlerat ushqimore (146.00 gramë)
Nutrient%Daily Value

Fibra 39.1%

Vitaminë K 38.3%

Folate 29.5%

Vitaminë C 24.3%

Vitaminë B5 20.2%

Kalium 20.2%

Vitaminë B6 19%

Kalori (233)12%

Avokado përmban vitamin E, K, B si dhe shumë minerale si kalium, magnez etj.

Veti anti-inflamatore

Ëdhtë një nga frutat që kryeson listen përsa I përket vetive të tij anti-inflamatore pasi ai përmban…

  • phytosterols, përfshi beta-sitosterol, stigmasterol, dhe campesterol
  • carotenoide antioksidantë, përfshi lutein, neoxanthin, neochrome, chrysanthemaxanthin, beta-cryptoxanthin, zeaxanthin, violaxanthin , beta-carotene dhe alpha-carotene.
  • përmban gjithashtu antioksidantë, si epicatechin dhe epigallocatechin vitamins C dhe E, dhe zink
  • Acide yndyrore omega-3

Kurë natyrale për artritin

Artriti—përfshi osteoartritin dhe artritin reumatoid—janë probleme shëndetësore që kanë marrë të gjithë vëmendjen e duhur në sistemin shëndetësor. Kërkuesit kanë dalë në përfudnim se avocado ka aftësi për të lehtësuar simptomat e artritit për shkak të përmbajtjeve që ka.

Mbështet shëndetin kardiovaskular

Në fakt kjo mund të jetë kontradiktore me atë që mendojnë shumica e njerëzve se avocado ka shumë yndyrë dhe nuk ka se si të shërbejë për shëndetin e zemrës. Por, studimet tregojnë pikërisht të kundërtën, pasi ky frut mund të ndihmojë për të ulur shumë rreziqe si dhe për të përmirësuar yndyrnat në gjak. Shumica prej nesh e di që shëndeti i zemrës përmirësohet nga marrja e acidit oleic (që ndodhet tek avokado) dhe nga marrja e acideve yndyrore omega-3 (që e gjejmë gjithashtu tek avocado në formën e acidit alpha-linolenic). Pra yndyrnat që i gjejmë tek avokado janë të dobishme për zemrën, për shkak se rrisin nivelin e kolesterolit të mirë në gjak (HDL)

Avokado po ashtu përmban sasi të mëdha të kaliumit, i cili ndihmon të ulet tensioni i gjakut. Vetëm gjysma e avokados përmban 487 miligramë kalium, çka është më shumë se një banane.

Një nga to është edhe beta-karoten, i cili ndihmon regjenerimin e lëkurës dhe ushqen flokët. Luteina është nutrient i rëndësishëm për shëndetin e syve, ndërsa redukton rreziku nga degjenerimin makular, i cili është shkaku kryesor i verbërisë te personat më të vjetër se 60 vjeç.

Nxit rregullimin e sheqerit në gjak

Një nga aftësitë që ka avokadoja është se ndërhyn në rregullimin e nivelit të karbohidrateve dhe sheqerit në gjak. Në përgjithësi avokado është ushqim që përmban një sasi të paktë sheqeri dhe karbohidratesh, në të njejtën kohë një gotë avocado përmabn 7-8 gramë fibra, të cilat janë thelbësore për rregullimin e sheqerit në gjak.

Avokado parandalon kancerin e lëkurës dhe prostatës

Aftësia që ka avokado në parandalimin e e kancerit të gojës, lëkurës dhe prostatës është studiuar gjerësisht në laborator. Kjo aftësi vjen si pasojë e një miksi të pazakonshëm të vlerave anti-inflamatore dhe antioksidante.

Këshilla për përdorimin e avokados

Përdorni një thikë për ta ndarë avokadon në dy pjesë, ndërsa bërthamën hiqjani me ndihmën e një luge apo me majën e thikës. Më pas ndajeni avokadon në katër pjesë, secila nga gjysmat ndahet në dy pjesë. Më pas hiqjani lëvoren me dorë, tamam sikur po qëroni një banana, kjo bëhet për të rujtur sasinë e madhe të karotenoideve që gjenden menjëherë pas lëkurës.
                                  

Gjatë kontaktit me ajrin tuli i avokados mund të nxihet dhe për ta evituar këtë spërkateni me lëng limoni apo uthull.

Mënyrat e shëndetshme të përgatitjes së avokados

Sot në internet apo në libra gatimi gjenden shumë receta ku avokado ruhet e pagatuar dhe në fakt kjo është mënyra më e mirë për të përfituar të gjitha vlerat nga ky frut. Vende të ndryshme sot në botë e gatuajnë avocadon në mënyra të ndryshme. Për shembull, në Meksikë e presin avokadon në copa të vogla dhe ia hedhin supës së pulës pasi ajo është gatuar.

Mund ta hidhni në supë

Mund ta shtoni në salcat e ndryshme të sallatës për një ngjyrë mbresëlënëse.

Përzjeni avokado, qepë, domate, vaj ulliri për një sallatë të shijshme.

Shtojani sallatave apo sandwicheve.

1. Maskë me kos dhe avokado

Kjo maskë është e shkëlqyer për të rikthyer shkëlqimin e lëkurës në stinën e dimrit.

1/4 e avokados pa lëkurë

1 lugë kos

Gjysmë luge mjalt

Përdorni një pirun për të shtypur avokadon dhe më pas shtojini mjaltin dhe kosin për të bërë një masë si pastë. Aplikojenio në fytyrë dhe lëreni për 10 – 15 minuta. Shplajeni me ujë të ngrohtë.

2. Maskë me avokado dhe vezë

Kjo maskë këshillohet për fytyrat me yndyrë.

1/2 avokado

1 të bardhë veze

1 lugë gjelle lëng limoni të freskët

Përdorni pirunin për të shtypyr avokadon dhe më pas shtojini të bardhën e vezës dhe lëngun e limonit. Lereni në fytyrë për 10 deri në 15 minuta. Kini kujdes që maska mos t’ju futet në sy. Aplikojeni maskën një herë në javë dhe shihni rezultatet..

Sekreti i flokëve të shëndetshëm, maska me avocado,vezë dhe vaj ulliri

1. Një avokado

2. Një të verdhe veze

3. gjysmë luge vaj ulliri

4. përziejini mirë në mënyrë që të bëhet një masë e njëtrajtshme.

Aplikojeni maskën në kokë, mirë është për personat që kanë probleme me yndyrën ta evitojnë rrënjën. Lëreni nga 1-3 orë. Mirë është ta mbuloni kokën me një kapuç plastmasi. Shplajini mirë flokët.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top