Shume prej jush mund te pyesin veten se sa kalori duhet te konsumosh ne rast se merresh ose jo me aktivitet fizik, qe edhe veten ta marrim me te mire nganjehere 😉.
Me poshte keni pergjigjen e pyetjes suaj.
METABOLIZMI BAZE, I NJOHUR SI, BMR (Basal Metabolic Rate).
BMR eshte sasia e kalorive qe trupi juaj kerkon per te vene me pune proçeset fiziologjike dhe biologjike baze. Duke perdorur ekuacionin e meposhtem nxirret vlera e metabolizmit tuaj. Kjo percaktohet nga gjinia, mosha dhe pesha juaj.
Percaktimi i kesaj vlere eshte thelbesore per percaktimin e nje diete te pershtatshme, keshtu secili prej nesh e di se sa kalori ka nevoje, per te arritur nje peshe ideale.
Ekuacioni per te llogaritur BMR:
FEMRAT
10-17 vjeç BMR = 13.4 x PESHA + 692
18-29 vjeç BMR = 14.8 x PESHA + 487
30-69 vjeç BMR = 8.3 x PESHA + 846
MESHKUJT
10-17 vjeç BMR = 17.7 x PESHA + 657
18-29 vjeç BMR = 15.1 x PESHA + 692
30-69 vjeç BMR = 11.5 x PESHA + 873
Shembull: nje femer 40 vjeçare qe peshon 80 kg
BMR = 8.3 x 80kg + 846
BMR = 1510 KALORI NE DITE
Sasia e keshillueshme per femrat eshte rreth 2000 Kalori ne dite dhe per meshkujt rreth 2500 Kalori ne dite. Megjithate nuk duhet harruar se me rritjen e aktivitetit fizik rritet edhe kerkesa per kalori. Perllogaritjet e mesiperme jane per nje njeri qe nuk merret me aktivitet fizik.
Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani