fbpx
Dieta Shqip

Dieta Dukan Shqip

dieta dukan

Dieta Dukan e sjellur ne shqip.

Nje epoke e re per ate qe deshiron te dobesohet.

Keni degjuar te flitet per shume dieta te ndryshme si : dieta Atkins, dieta Mesdhetare, vegjetariane etj. Por sot do te flasim per teorite e dietologut Pierre Dukan (prej te cilit ka marre emrin dhe dieta DUKAN). Ka me shume se 13 milione ndjekes te kesaj diete e cila ka per baze mishin, peshkun, vezet dhe djathin.
Perse eshte kaq e perhapur? Sepse premton nje humbje peshe te menjehershme pa krijuar ndjesine e urise dhe pa qene nevoja te llogarisni kalorite.
Disa nga personazhet e njohur qe ndjekin kete dite jane : Jennifer Lopez e Gisele Bündchen, te cilat e perdorin kur duan te pershkojne tapetin e kuq ne formen e te mire. Por edhe Carol Middleton ka treguar qe e ka provuar me rastin e dasmes te se bijes, Kate me princin William, dhe ka pasur sukses.

Autori i kesaj diete eshte Pierre Dukan, nje mjek dietolog francez i cili ka mbi 13 milione fansa ne te gjithe boten. Kjo per arsye se menuja e tij funksionon vertete dhe ju jep mundesine te arrini formen tuaj ideale pa shume sakrifica. Nuk duhet hequr dore nga asnje vakt, hahet 5-here ne dite kur te duash dhe cfare te duash. Sekreti? Te vesh ne pjate nje kategori te caktuar ushqimesh.
Dieta Dukan kalon neper 4-faza :

1. Faza e Sulmit

Per nje jave ushqehesh vetem me proteina te varfra. Keshtu ne menune tuaj mund te perfshini :
fileto vici pa dhjame, te zier ose ne zgare
te brendshme vici
te gjithe llojet e peshqve e te frutave te detit te marinuara ose krudo
te gjithe llojet e shpendeve (pervec rosave e patave) dhe mos harroni ti hiqni lekuren
Proshute gjeli, pule, derri por te mos kene me shume se 2-4% dhjame
Veze dhe qumesht te skremuar
Bulmet pa yndyre, kryesisht kos, por shmangni kosin e frutave ne kete faze
Agrumet, por limonin mos e perdorni ne limonata
Kastraveci dhe qepet ne nje mase te kufizuar
Kripa, sa me pak kripe aq me mire

Ushqime te lejueshme gjate fazes se pare jane edhe:

Qumesht i skremuar
Embelsues pa kalori
Aroma
Maja
Lekura e agrumeve
Kastravecat dhe qepet jane te lejuara ne qofte se perdoren pak ne pjaten e pare dhe vetem nese sasia e perdorur nuk i ben te jene kontorno
Limoni mund te perdoret per ti dhene shije peshkut dhe frutat e detit por nuk mund te konsumohet si limonite qofte edhe pa sheqer.
Kripa dhe senapi mund te perdoren vetem ne sasi te moderuara
Ketchup-i nese eshte pa sheqer mund te perdoret ne sasi te moderuara
Caj i ftohte limoni Lipton light
Caj i ftohte pjeshke Nestea light
Coca-cola light
Schweppes light
Cimcakiza me sheqer (maksimumi 10/dite) eskluzivisht me aspartam.

Eshte e rendesishme qe cdo dite te pini 1.5 litra uje pa kripera (mund te konsumoni dhe kafe apo caj) dhe te konsumoni 1 luge e gjysem tershere te cilen mund ta fusni ne kos apo ta kombinoni me ushqimet e tjera. Tershera ka veti tju jape ndjesine e ngopjes, lufton problemet me kapsllekun dhe siguron vitaminat te cilat i mungojne dietes tuaj ne kete faze.Perqendrohuni te ushqimet qe jane te lejueshme dhe harroni gjithe te tjerat. Mundohuni te alternoni dieten tuaj qe te mos behet e merzitshme dhe e lodhshme.

2. Faza “Pushimeve (Krociere)”

Edhe kjo faze zgjat per nje jave ku menuse tuaj i shtohen edhe perimet krudo ose te ziera pa u limituar ne sasine e konsumuar.
Ketu bejne pjese : domatet, kastravecat, kerpudhat, rrepat, spinaqi, bishtajoret, lakrat, selinoja, sallata jeshile, patellxhanet, kungulleshkat, specat, karrotat.
Ne kete faze lejohet edhe konsumi i:

kosit te frutave pa yndyre por maximumi 2 ne dite
1 luge kakao e lehte
2 luge pana pa yndyre
Vere e bardhe ose e kuqe per te gatuar
Pak vaj luledielli ose ulliri per te gatuar

Beni kujdes te mos perdorni karcofet, patatet, misrin, fasulet dhe thjerrezat. Ne kete faze te krocieres, alternoni vaktet me proteina + perime dhe vaktet vetem me proteina deri ne arritjen e synimit tuaj. Dhe mos harroni te pini uje dhe te shtoni tersheren.
Sipas Dietologut Pietro Antonio Miggliacio, “kjo diete eshte efektive sepse ne 15-ditet e para, merret nje sasi e madhe proteinash dhe kjo con ne harxhimin e rezervave te dhjamit dhe eleminon shume uje. Keshtu kg e tepert zhduken shume shpejt. Por beni kujdes, ata persona qe ndjekin kete diete duhet te jene ne gjendje shume te mire shendetesore”.

3. Faza e Konsolidimit

Pas 2 javeve ne diete, kilet e teperta do jene zhdukur dhe behuni gati per fazen e konsolidimit, e cila mund te varioje ne baze te kg te humbur.
Keshtu llogarisni 10 dite per cdo 1kg te humbur. Psh. nese keni humbur 2kg, ditet e konsolidimit do jene 20. Gjate kesaj faze mund te shtoni ne menune tuaj fruta, buke integrale dhe djath te stazhionuar. Lejohen edhe makaronat, orizi,patatet por vetem 2 here ne jave. Madje mund te shijoni edhe 2 vakte si ti doni ne liri te plote zgjedhjeje. E rendesishme eshte qe nje dite ne jave te ushqeheni me menune e fazes se pare “Te sulmit”, pra duke ngrene vetem proteina te varfra.

Pas kesaj faze dieta ka mbaruar dhe faza e fundit zgjat per gjithe jeten.

4. Regjimi Perfundimtar Stabilizues

Per te evituar rifitimin e kileve te humbura Dr. Dukan ju keshillon te mbani gjithmone parasysh 3 gjera kryesore :
3 luge tershere cdo dite
1 dite ne jave hani vaktet si ne fazen e sulmit, proteina te varfra
Cdo dite te pakten 30 minuta ecje

Me poshte po ju japim nje shembull te nje menuje per 2 jave gjate fazes se I dhe te II te dietes:

JAVA I

Mengjesi – 1 kafe me embelsues artificial + 1 ose 2 filxhane me kos pa yndyre + 1 veze surbull ose 1 caj me embelsues artificial + 200gr djath te fresket pa yndyre + 1 fete proshute pa yndyre ose 1 kafe me embelsues + 1 ose 2 filxhane kos pa yndyre dhe nje veze surbull.
Vaktet e ndermjetme (paradite dhe mbasdite) – 1 filxhan kos ose 100gr djath i fresket pa yndyre apo nje filete gjeldeti.
Dreka – Veze te ziera me majoneze + qofte + 2 filxhane kos ose fileto vici me salce + salmon krudo + 1 kofshe pule dhe nje luge me tershere.
Darka – Salmon krudo ose i marinuar + midhje te marinuara + nje puding me qumesht te skremuar ose disa karkaleca me majoneze, mish pule dhe kos.

JAVA II

Mengjesi – 1 kafe me embelsues + 1 ose 2 kos pa yndyre + 1 veze surbull ose 1 caj me embelsues + 200 gr djath i fresket + 1 fete proshute ose 1 kafe me embelsues + 1 ose 2 filxhane me kos pa yndyre + 1 veze surbull
Vaktet e ndermjetme (paradite dhe mbasdite) – 1 filxhan kos ose 100gr djath i fresket pa yndyre apo nje filete gjeldeti.
Dreka – Sallate e perzier me karkaleca dhe peshk + melci vici me vere e spinaq + 2 filxhane kos ose sallate me peshk ton + veze te rrahura me karkaleca + krem me kafe ose 4 feta proshute + rradhiqe me proshute e salce beshamele + 200gr djath te fresket pa yndyre
Darka – 1 fileto salmon te tymosur + domate te mbushura + 1 puding me qumesht te skremuar ose nje supe me karrota e kungulleshka + mish pule me kerpudha + 1 filxhan kos ose domate me gjize dhe borzilok + peshk (lloji krap) me pure karrotash + 200gr djath pa yndyre.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top