fbpx
Artikujt e fundit

Studimi, kafeina mbron këto organe jetike!

Pirja e kafesë është shoqëruar shpesh me diskutime të gjata nëse është e shëndetshme apo jo për organizmin. Por, një studim i ri sugjeron kafeja mund të ketë një ndikim mbrojtës kundër inflamacionit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe madje edhe në rritjen e jetëgjatësisë.

Hulumtimi u realizua nga ‘Stanford University School of Medicine,’ ku hulumtuesit analizuan monstrat e gjakut dhe të dhënat të më shumë se 100 pjesëmarrësve të cilët kishin marrë pjesë në grupin Stanford-Ellison. Ky i fundit është një program që funksionon prej 10 vjetësh, i realizuar nga dy autorët e studimit të parë në imunologji.
Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe: një grup i pjesëmarrësve të moshës 20-30 vjeç dhe një grup tjetër 60 e lart. Hulumtuesit krahasuan mosntrat e gjakut të të dy grupeve për të parë se cilat gjene ishin të prirur që të aktivizoheshin më shumë tek njerëzit e moshuar.

Veprimtaria e këtyre gjeneve është e lidhur me një proteinë të quajtur IL-1-beta. Sipas studiuesve, kafeja mund të humbasë efektin stimulus pas gjumit. Ata të cilët kishin një aktivizim më të lartë të kësaj proteine, ishin më shumë të prirur të kishin arterie të ngushta, një faktor rreziku për komplikacione kardiovaskulare, tension të lartë të gjakut, rritjen e veprimtarisë së radikaleve të lira të cilat mund të dëmtojnë qelizat si dhe rritjen e nivelit të proteinës inflamatore IL-1-beta.

Ndërsa, ato me aktivizim të ulët thanë se anëtarë të familjes së tyre kishin jetuar deri në moshën 90 vjeç. Ky eksperiment është testuar edhe tek minjtë dhe studiuesit pohojnë se kafeina pengon ndjeshëm efektin inflamator të qelizave. “Është diçka që njerëzit e pijnë dhe në të vërtetë shumë mirë bëjnë, sepse kjo mund të ketë një përfitim të drejtpërdrejtë në shëndet. Ajo që kemi treguar më saktësisht është se konsumi i kafeinës ndikon në jetëgjatësinë e njerëzve,” tha një nga bashkëautorët e studimit, Mark Davis.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top