fbpx
Artikujt e fundit

Pse është magnezi kaq i rëndësishëm

​Magnezi i gjithanshëm
Pse është magnezi kaq i rëndësishëm?
Një mineral real i gjithanshëm është magnezi. Ky mineral merr pjesë në pothuajse të gjitha funksionet trupore: rregullon mbi treqind enzime dhe merr pjesë në kontraktimin e muskujve. Pra nuk është befasuese që një e treta e magnezit gjendet në muskuj. Magnezi nxit muskulaturën ashtu që përkujdeset që indet muskulore të tendosen dhe sërish të shtendosen.
Në përgjithësi, nuk ka ndonjë ndryshim të madh në rritjen e nevojës për magnez gjatë shtatzënësisë. Por gjithsesi për shkak të funksioneve të gjithanshme duhet të përkujdeseni që trupi të jetë i furnizuar gjithmonë me magnez.
Furnizuesit e mirë të magnezit
Vlen të përmendet që magnezi nuk gjendet në shumë prodhime ushqimore. Në embrionin e grurit apo farat e lulediellit ka magnez, dhe janë furnizues të mirë të tij, por në të ushqyerit e përditshëm luajnë rol shumë të vogël. Në përgjithësi drithërat janë produkte që preferohen më shumë sesa produktet e miellit të bardhë; edhe fasulet kontribuojnë në furnizimin me magnez.
Një burim i mirë i magnezit është uji i përzgjedhur mineral. Për këtë ja vlen të shihet etiketa. Është e dëshirueshme uji me përmbajtjen e magnezit prej 100mg në një litër.
Efektet e mungesës së magnezit
Mungesa e magnezit sjell dhembje dhe kryesisht paraqitet natën: janë të njohura ngërçet e nyjave. Por që më herët mund të dihen simptomat: kur mpihen duart dhe këmbët është shenjë e mungesës së magnezit.
Simptomat e një mungese të madhe të magnezit mund të jenë: nervoza, harresa dhe marramendja. Në rastet ekstreme mund të shkaktojë dhimbjet e parakohshme të lindjes (rreth javës së 30-të) për shkak që muskujt e mitrës pësojnë ngërçe. Sasia e mjaftueshme e magnezit në planin e ushqimit, ju ndihmon t#i shmangeni problemit. Në rast të paraqitjes së këtyre shenjave, lajmërohuni tek mjeku juaj.

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top