Artikujt e fundit

Dieta sipas formës së trupit

dieta shqip

Duke njohur “tipin” e formes se trupit tuaj, do te mundeni akoma me lehte te gjeni menyren me te pershtatshme te ushqimit per nje trup me te mire!Format me te zakonshme te trupit te femres ndahen ne 3 kategori te medha: tipi “molle”, tipi “dardhe” dhe tipi “spec djeges” ose “banane”! Le te shohim se si duhet te ushqehet tipi “molle”.

TRUPAT “MOLLE”

“Mollet” mbajne dhjam rreth mesit te tyre dhe zakonisht jane me te holle ne pjesen e poshtme te trupit. Nese jeni nje “molle” do ta gjeni me te lehte per te rene nga pesha ne krahasim me “dardhet” te cilet e kane gjeresine e tyre ne zonen e vitheve e poshte.

Dhjami i depozituar ne zonen e barkut digjet me shpejt sesa dhjami ne zonen e vitheve dhe kofsheve. Nje nga arsyet qe mendohet eshte se dhjami i barkut eshte ne njefare menyre i levizshem: atij i pelqen te hyje ne qarkullimin e gjakut dhe te veshi organet duke ndikuar ne funksionin e tyre. Dhjami i barkut vjen me disa kercenime serioze per shendetin perfshire ketu semundje te zemres, diabet dhe kancer te gjirit. Kjo ndodh sepse dhjami i barkut qe vesh organet si pankreasi, veshkat dhe melcine – shkakton ngritje kulmore te glicemise nderkohe qe shfaqet rezistence ndaj insulines dhe inflamacion.
Me fjale te tjera, trupi juaj perballet me teprice sheqeri ne qarkullim nderkohe qe nuk eshte i afte ta procesoje ate te gjithe. Kjo eshte pika kyce qe con ne semundje kronike dhe mbipeshe. Pikerisht per kete arsye eshte shume e rendesishme te ulni centimetrat e mesit.
Lajmi i mire eshte se mjaftojne 5 cm me pak ne mesin tuaj dhe rreziku pergjysmohet!

Dieta e trupit “Molle”

Kjo diete eshte pak me e larte ne yndyrna esenciale dhe e reduktuar ne karbohidrate. Yndyrnat e dobishme te arrave, avokados, vajit te ullirit kane efekt pozitiv kunder inflamacionit nderkohe qe rrisin aftesine e trupit per te djegur yndyrna! Karbohidratet, akoma edhe drithrat, rrisin insulinen ne trup. Meqene se “mollet” kane predispozite te kene sheqer te larte ne gjak – shkak ky per shfaqie te diabetit dhe semundjeve te zemres – duhet te marrin nje sasi me te kufizuar karbohidratesh, perafersisht 40% te kalorive ditore. Kjo sasi per nje diete 1500 kalori eshte e barabarte me 600 kalori. Preferoni karbohidrate me fibra si fasule, fruta, zarzavate dhe drithra te plota. Keto fibra ngadalesojne tretjen e sheqerit dhe ulin nivelin e insulines dhe kolesterolit.
Aktiviteti fizik i tipit ecje e shpejte, biciklete ose not, do te ndihmonte ndjeshem ne uljen e barkut.

Dieta “Molle”!

Gjithsej 1505 kalori
600 kalori nga karbohidratet, 520 kalori nga yndyrnat, 385 kalori nga proteinat.

Mengjes

1 veze omlete me spinaq dhe 2 luge gjize pa yndyre.
1 fete buke te zeze thekre.

Paradite

1 molle te vogel.
1 caj jeshil.
4-5 bajame.

Dreke

90 gr gjoks pule te pjekur.
2 patate te vogla bashke me lekuren, te ziera.
1 tas brokoli te zier ne avull me 2 luge te vogla vaj ulliri.

Pasdite

1/2 kupe rrush (preferoni te ziun, gjysmen e bistakut ne figure).
30 gr djathe dhie pa yndyre.

Darke

Sallate mikse: 2 kupa gjethe jeshile (rukola, spinaq, sallate jeshile etj), ½ domate, 60gr peshk ton ne uje, 1 veze te zier fort, 1/8 avokado, 1 luge te madhe gjize, salce vinegret.
1 kupe oriz integral.
1kupe kos.

Para gjumit

Caj jeshil ose sherebele.

TRUPAT “DARDHE”

Trupat “dardhe” jane te shendoshe ne zonen poshte mesit, ato depozitojne dhjam rreth vitheve dhe kofsheve. Sfida me e madhe per kete tip? Renia ne peshe. Kur ne ulim kalorite, trupi eshte i predispozuar te djege fillimisht dhjam nga zona rreth barkut. Kjo gje eshte shume pozitive per personat qe kane bark por “dardhet” nuk e kane problemin aty. Perkundrazi, ata kane nevoje te ulin perimetrin ne pjesen e poshtme te trupit, e cila refuzon te “tkurret”.
Disa teori mbeshtesin faktin se renia ne peshe ne zonen poshte belit eshte e veshtire pasi ajo eshte e lidhur me aftesine riprodhuese te femres dhe per kete trupi i saj e mban fort!
Nje shpjegim tjeter i mundshem eshte dhe prania e celulitit qe e ben qarkullimin e gjakut te veshtire ne depozitat e dhjamit dhe si pasoje ai nuk perdoret per energji.

Nese do te flisnim per shendetin, ketu “dardhet” jane me fat. Ky dhjam pasiv qe ndodhet perreth vitheve jo vetem nuk ka pasoje rrezik per semundje te ndryshme por perkundrazi, ndoshta ndihmon ne rregullimin e insulines dhe ne rritjen e kolesterolit te mire. Megjithate mbetet akoma shume per te mesuar perse trupat ne forme “dardhe” jane me te favorizuar dhe te mbrojtur nga semundjet.

Dieta “Dardhe”

Kjo diete konsiston ne reduktim te ndjeshem te yndyrnave sepse ky tip i trupit eshte i predispozuar te depozitoje dhjam me shume “kenaqesi”! Nje diete e pasur ne karbohidrate komplekse si drithra, fasule; proteina si mishi i bardhe i pules dhe peshku; fruta dhe zarzavate eshte e pershtatshme per te hequr kilogramet e tepert.

Krahas dietes, ushtrimi fizik do te ishte nje ndihme shume e madhe. 30 minuta ushtrim aerobik si vrap, ecje, biciklete nga 3 here ne jave, te kombinuara me 2 here ushtrim force per pjesen e siperme te trupit, do sillte nje ekuiliber midis pjeses se siperme dhe te poshtme te trupit.

Gjithsej: 1,500 kalori.
750 kalori nga karbohidratet, 375 kalori nga yndyrnat, 375 kalori nga proteinat.

Mengjes

Snack
1 fete buke thekre me pak gjalpe stikash ose kikiriku, 1 banane, ½ portokall
6 krakera me fibra, 40gr gjize.

Dreke

Snack
120gr mish pule ose peshk me salce domatesh te fresket dhe ereza, sallate jeshile me fasule te kuqe, misra dhe bishtaja, karrota te zjera, dhe ½ filxhan lule shtrydhe ose fruta pylli.
1 kupe kos pa yndyre ne forme taratori, 1 molle jeshile ose kivi.

Darke

Sallate me brokolo ose laker te bardhe dhe limon, sanduic me 60gr buke thekre, 50gr peshk ton ne uje ose proshute pule ose 1 veze te zier, djathe pa yndyre, domate, sallate jeshile dhe pak ullinj.

Para gjumit

Kakao me qumesht pa yndyre dhe pak cokollate te zeze.

pelqe faqen dietaime.com

Më të lexuara

To Top