Dieta Shqip

10 rregulla bazë për ata që janë në dietë

10 rregulla bazë për ata që janë në dietë

RREGULLAT DIETIKE QË DO T’JU PARAQITEN MË POSHTË MUND TË QUHEN ME PLOTË KUPTIMIN E FJALËS RREGULLA TË ARTA! JA SE CILAT JANË PROPOZIMET MË TË FUNDIT PËR TË RËNË NË PESHË

 

Rreth një në tre persona provojnë të humbasin kilet e tyre të tepërta duke përdorur mënyrën “dietë vetjake”! Por nuk ka asgjë më të gabuar dhe të rrezikshme sesa ky veprim, sepse sapo kjo “dietë” ndërpritet kilet e tepërta bëhen edhe më të tepërta. Në lidhje me këtë fenomen janë kryer shumë studime dhe janë mbajtur shumë konferenca ndërgjegjësimi. Ndaj ne, në artikullin e faqes së parë të “Ndryshes”, menduam të sillnim 10 rregullat bazë që duhen t’i kini parasysh në rastin e ndjekjes së një diete. Ja se cilat janë të rejat më të fundit:

1) Mos ndiqni asnjëherë dieta të shpikura nga vetë ju, sepse efekti yo-yo (dobësim-rikuperim peshe) qëndron pas “dere” dhe shpesh trupi ynë na demonstron shenja të një gjendjeje jo të mirë.

2) Hani gjithçka, por me masë…

“Mashtrimi” i fundit është dieta cavernicolo që përjashton qumështin, produktet e tij dhe drithërat; ata që e ndjekin duhet të hanë vetëm ushqime që hanin njerëzit primitivë. Pra, do të hani vetëm mish, fruta dhe vezë. Kjo është një dietë e gabuar, sepse e privon organizmin ndaj të ushqyerit esencialë.

3) Mos “agjëroni”

E gabuar është edhe dieta fast, ose 5/2, gjatë së cilës alternohen periudhat e agjërimit dhe të vakteve normale.

4) Mos i kapërceni vaktet

Tri vakte dhe tri mesvakte së bashku në planin e ushqyerjes ju mundësojnë që të mos jeni të uritur dhe të keni energji të mjaftueshme gjatë ditës.

5) Bashkoni sasinë e duhur të frutave dhe të perimeve

Një kërkim i publikuar në numrin e muajit të revistës mjekësore “Stroke dell’American Heart Association”, thotë se rreziku i iktusit (goditjeve) ulet me 32% në çdo 200 gramë konsumimi frutash në ditë.

6) Pini sasinë e duhur të ujit në një ditë (1,2-2 litra)

Shkencëtarët e Virginia Tech kanë treguar se pirja e dy gotave ujë përpara çdo vakti ndihmon në uljen e peshës, sepse trupi hidratohet më shumë dhe ju ndiheni më të ngopur.

7) Mos e teproni shumë me alkoolin

Ai ju dobëson mëlçinë, organin qendror për të gjithë metabolizmin.

8) Mos përjashtoni bukën dhe makaronat

Zgjidhni ato me përbërje mielli integral, të pasura me fibra, të cilat stimulojnë aktivitetin intestinal.

9) Kripa: nëse duhet ta përdorni medoemos atëherë do të ishte mirë në sasi të paktë dhe të jodizuar.

Sipas dietës DASH (Dietary Approach to Stop Hypertension), e cila është cilësuar si dieta e vitit 2014 nga ekspertët amerikanë të “News & World Report”, për të humbur peshë dhe për të mbajtur të ulët presionin e gjakut nuk është i nevojshëm numërimi i kalorive, por përmbajtja e natriumit në ushqime.

10) Bëni aktivitet fizik të rregullt

Të ushtruarit çdo ditë nuk na ndihmon vetëm për një fizik të bukur dhe të rregullt. Ushtrimet fizike kanë provuar shkencërisht se kanë shumë më tepër vlera. Ato shërbejnë duke na përmirësuar ndjeshëm humorin, rrisin kujtesën, na bëjnë më të zgjuar apo më pak agresivë.

pelqe faqen dietaime.com

Më të lexuara

To Top