Ushqimet

Të mirat e rrepës së kuqe të mahnitshme: Ndihmon edhe tek sëmundjet më të rënda, siç janë tumori dhe leukemia!

Rrepa e kuqe përmbanë spektrin më të gjërë të mineraleve dhe vitaminave, mes të cilëve edhe atë shumë të rrallë B12, përmbanë përqindje të lartë të hekurit, kurse është e pasur edhe me albumine, yndyrëra si dhe karbohidrate.

Për rrepën e kuqe thonë se është në gjendje të përmirësojë shumicën e asaj që është prishur në organizëm. Me prejardhje nga Mesdheu, ka qenë e njohur që nga popujt e lashtë, të cilët kanë kuptuar se ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve. Sot llogaritet si kulturë perimesh më e dobishme dhe më shëruese e cila përmbanë spektrin më të gjërë të vitaminave dhe mineraleve, është shumë e pasur me albumine, yndyrëra dhe karbohidrate dhe që është e rëndësishme, tretet lehtë.

Nga mineralet përmbanë pothuajse të gjithë: kalcium, kalium, natrium, fosfor, magnez, hekur, fluor, mangan, bakër, jod, sulfur, litium, stroncium, brom …

Nga vitaminat më prezent janë vitamini B1, B2, C, si dhe vitamina shumë e rrallë në ushqimet bimore, B12. Ngjyra e kuqe e rrepës rrjedh nga antocijani i cili ndikon në përtrirjen e gjakut, kurse bima në tërësi ndikon edhe si antikancerogjene.

Përveç kësaj, është vërtetuar si shëruese edhe në rastet e demineralizimit të eshtrave dhe dhëmbëve. Prania e jodit e bën ‘ilaç’ të çmuar kundër aterosklerozës dhe proçesit të plakjes. Thelbin e shërueshmërisë së kësaj bime e bëjnë përbërësit betanin dhe betain të cilët nxisin shkëmbimin e materjeve, rregullojnë presionin e gjakut, zvogëlojnë kolesterolin, mbajnë enët e gjakut në gjendje të mirë, nxisin punën e mëlçisë.

Rrepa e kuqe është shumë e dobishme edhe në shërimin e pagjaksisë tek fëmijët dhe të rinjtë, sepse përmban shumë hekur. Ajo është gjithashtu e dobishme edhe për punën e zorrëve dhe peristaltikën (lëvizshmërinë) e tyre sepse përmban celulozë dhe pektin me shumicë. Por, që të përmbushen nevojat ditore të organizmit me fibra të vlefshëm duhet ngrënë pesë kokrra rrepë të kuqe të madhësisë mesatare.

Edhe pse tek ne është përvetësuar përdorimi i vetëm rrënjës së rrepës së kuqe, specialistët thonë se ajo është e dobishme në tërësi përgjat tërë vitit. Mund të konsumohet në sasi të pacaktuara, pa frikë nga pasoja të dëmshme.

Dihet shumë pak se fletat e rrepës së kuqe janë si spinaqi dhe se mund të pregatiten si ai. Megjithatë, pa marrë parasysh se e tërë bima është që hahet, shëruese është vetëm rrënja, e cila mblidhet në vjeshtë dhe ruhet në temperaturë mesatare që të mos ngrihet. Nëse ruhet në mënyrë të përshtatshme, me freskinë e rrepës së kuqe mund të kënaqeni deri në verën e ardhshme.

Rrepën e kuqe duhet ngrënë sa herë të ju bie në mend, sepse ajo ndikon si preventivë në tërë organizmin. Mjekët popullore thonë se është e mirë edhe kundër tumoreve dhe leukemisë, presionit të ulët, gripit, përmirëson punën e nervave dhe trurit, nxitë aktivitetin e mëlçisë, idhzës dhe stomakut, si dhe të mbrojë nga rrezatimet dhe radioaktiviteti.
Lexoni edhe këtë: Koleksioni i llaqeve për thonj i Rita Orës, nga Rimmel

Lëngu prej rrepës së kuqe ka vlerë të veçantë, sepse gjithashtu ka efekt te shumë sëmundje. Freskon dhe e forcon e tërë organizmin dhe ndikon mirë në metabolizmin e tij. Më së miri është të pihet në kombinim me mjaltë, nga gjysmë gote tri herë në ditë. Lëngut gjithashtu mund t’i shtohet edhe kanellë, me çka fitohet shije e veçantë.

Rrepa e kuqe ka efekt edhe tek sëmundjet më të rënda, mirëpo me zierje e humb shërueshmërinë ashtuqë më së miri është të pihet si lëng i rrepës së kuqe të freskët. Nga një kilogram rrepë të kuqe fitohet rreth 700 ml lëng. Gatitet ashtu që rrepës së kuqe i hiqet hollë lëkura, grihet imët në ‘rende’ dhe i shtohet mjalti dhe lëngu i limonit. Kur kjo përzierje të qëndrojë pak kullohet, pihet në gllënka gjatë tërë ditës. Tek sëmudjet më të rënda duhet pirë gjysmë litri lëng në ditë, kurse kur të vërehet përmirësimi, e zvogëloni sasinë në një të katërtën.

Për forcimin e stomakut dhe mëlçisë duhet ta grini rrepën e kuqe trashë në rende dhe sa gjysma e saj rrënjë selinoje, i shtohet pak kripë, uthull molle, një lugëz vaj ulliri dhe kanellë të bluar. Sallatën më në fund e përziejm me ajkë kosi dhe e zbukurojmë me fleta majdanozi.

Mund të pregatitet edhe si turshi ashtuqë fryti prehet në rrathë të hollë, shtohet uthull molle apo të venës në të cilën është shtuar pak kanellë e bluar. Rrepa e kuqe e pregatitur kështu renditet në kavanozë qelqi dhe lihet për dimër.

Lëng për hipertension

Konsumimi i përditshëm i gjysmë decilitri lëng të rrepës së kuqe në masë të madhe do të zvogëlojë presionin e lartë të gjakut, pohojnë specialistët nga Shoqata Britaneze e personave me hipertension. Nitrati, përbërësi kryesorë i rrepës së kuqe, i cili thjeshtë, gjindet edhe në fletat e bimës, është përgjegjës për rregullimin e presionit të gjakut, ka treguar hulumtimi i tyre.

Deri te ky përfundim kanë ardhur, ashtu që grupit të njerëzve të shëndetshëm i kanë dhënë të pijnë nga gjysmë decilitri lëng të rrepës së kuqe. Pas vetëm një ore presioni i tyre është zvogëluar. Efekti pozitiv ka qenë edhe më i madh pas tri orëve, kurse është vërejtur edhe pas 24 orëve.

Duke marrë parasysh se sot në botë mbi 25% të të rriturve kanë hipertension, me tendencë të vazhdueshme për rritje rapide, është më se me rëndësi të zbulohet përbërja që do të ndikojë pozitivisht në rregullimin e tij, theksojnë ekspertët britanik. Për këtë lëngu i rrepës së kuqe dhe fletat e gjelbërta të perimes duhet konsumuar rregullisht që të mbrohet në kohë të duhur komplet sistemi kardiovaskular.

pelqe faqen dietaime.com

Më të lexuara

To Top