Kungulli është sinonim i vjeshtës. E shohim ngado që në fillim të tetorit, në tregun e fruta-perimeve, si dekorues nëpër dyqane e shtëpi apo në menunë e restoranteve. Gatimet me kungull janë pafund : byrek me kungull, biskota me kungull, kek me kungull, pure kungulli, sallatë me kungull, rizoto me kungull dhe sigurisht edhe supë me kungull.
Supa në fakt nuk është ndër gatimet e mia të preferuara, por kjo supë e thjeshtë me kungull dhe keri më pëlqen shumë.
Koha e përgatitjes : 30 min
Përbërësit
Për 4-5 persona
- 4 kupa kungull të madh të pjekur të prerë në kubik
- 1 qepë mesatare
- 1 lugë gjelle (tbs) vaj ulliri
- 3 kupa ujë
- 1 kupë qumësht
- 1 lugë gjelle (tbs) pluhur kerri (curry powder)
- 1/2-3/4 lugë gjelle (tbs) kripë
- 1/2 lugë çaji (tsp) piper
- Pak fara kungulli të pjekura
- Majdanoz i freskët i prerë imët
- Pana për ta servirur
Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml