Perberesit per 4 persona
•600gr mish vici (tul)
•3 domate mesatare
•2 qepe mesatare
•4 karrota
•2 patate
•50gr gjalp ose margarine
•1 thelb hudher
•disa gjethe dafine
•majdanoz
•kripe
•piper
•miell
Pergatitja;
Per kete recete presim mishin e vicit ne kubik te medhenj dhe i kalojme ne miell duke i skuqur per pak minuta ne gjalp ose margarine.
Presim qepet dhe hudhren shume holle, i skuqim me mishin derisa te marrin nje ngjyre te arte dhe shtojme edhe domatet e prera ne kubik. Ne te njejten menyre presim edhe karrotat dhe patatet dhe i kaurdisim te gjitha per rreth 5 minuta. Perberjes i shtojme afer 500ml uje, e kriposim, e piperosim, shtojme gjethet e dafines dhe e ziejme ne presion per 30 minuta pas fishkellimes se tenxheres.Nese tasqebapi rezulton i lengshem, e ziejme edhe per pak minuta me kapak hapur ne menyre qe te avulloje uji i tepert. Ne fund e sperkasim me majdanoz te grire dhe e sherbejme.
Dietaime.com ju rekomandone të përdorni Tenxheren me Presion nga Delimano King Pro