fbpx
Dieta Shqip

Njihuni me burrin që dikur kishte 202 kilogramë, por që sot ia kanë të gjithë lakmi për linjat trupore (Foto)

Një ish-shofer i limuzinave që peshonte 202 kilogramë, ka arritur që një të tretën e peshës së tij trupore ta humb, pasi mjekët i kishin bërë me dije se mund të mos jetojë shumë gjatë dhe të qëndrojë pranë timonit me atë peshë.

Tom Firshing nga Elmonti i Nju Jorkut, dikur hante tri herë në ditë ushqime të shpejta të cilat në shumicën e rasteve i konsumonte në veturë, pasi që karriget e restoranteve i thyente nga mbipesha,

mbipesha

Pasi arriti peshën e 202 kilogramëve, 46-vjeçari nuk mund të punonte dhe te ecte lirshëm pas ndihmën e shkopit.

Zakonisht ai konsumonte nga dy hamburgerë gjigant të McDonald’s “Big Mac”, 20 krah pule, dhe dy çokollata. Ndërsa gjatë pasdites hante 6 deri në 8 petulla dhe disa filxhanë me kafe.

mbipesha-2

Por ai nuk ndalonte me kaq, pasi në orët e vona konsumonte edhe ëmbëlsira dhe ushqime tjera kalorike, ndërsa sa i përket shumës së të hollave që i shpenzonte në ditë për ushqim, Tom pranoi se i nevojiteshin mbi 60 dollarë për ta shtyrë ditën.

Përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore i ndihmuan edhe numri i madh i cigareve që i pinte gjatë ditës – 60 copë,

mbipesha-3

“Dikur ngasja limuzina dhe tërë ditën e kaloja duke ngrënë dhe duke mos bërë as edhe një lëvizje më të vogël. Dhe ndoshta kjo i kontribuoi mbipeshës. Por nuk duhet harruar hamburgerët, çokollatat, pulat, petullat, ëmbëlsirat, kafenë e shumë sende tjera”, ka deklaruar ai.

Por pasi që këmbët filluan t’i nxihen, nëna e tij e detyroi të shkojë te mjeku i cili i kishte thënë se urgjentisht duhet të humb në peshë, dhe e kishte paralajmëruar se mund të vdes deri në fund të vitit nëse vazhdon me këtë ritëm të jetës.

mbipesha-4

Në atë moment ai e kuptoi se duhet të ndryshoi gjithçka nëse dëshiron të jetojë, dhe kështu filloi të ushtrojë në palestrën e garuesve të arteve marciale.

Por humbja e peshës nuk ishte edhe aq e lehtë për të, pasi gjatë stërvitjeve kishte pësuar tri herë sulm në zemër por që fatmirësisht nuk e penguan atë të vazhdojë misionin e shenjtë.

mbipesha7

Ai sot bën një jetë të shëndetshme dhe ka arritur të formoj linja të përkryera trupore që shumë meshkuj ia kanë lakmi.

8

mbipesha6

10

12

13

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top