fbpx
Artikujt e fundit

Celuliti pashmangshëm zhduket për 60 sekonda: kofshë të përsosura të lëmuara dhe të forta!

Me krenari vishni fund të shkurtër apo pantallona të shkurtër, pa u brengosur se do t’ju shihet diku lëkura e keqe portokalli.

Ditët e nxehta verore tashmë na erdhën, mirëpo dimri i zgjatur me vete ka sjell të njëjtin problem – nuk kemi filluar me kohë të stërvitim, andaj tani nuk mundemi me krenari të veshim pantallona të shkurtër apo fund të shkurtër, për shkak të armikut femëror numër një – celulitit.

Fatmirësisht, transmeton Telegrafi, nuk keni nevojë të prisni gjatë – ekzistojnë tri zgjidhje ekspres për fshehjen e celulitit, i cili ndikon bash për 60 sekonda!

Përdorini këto truke kur duhet të vishni rroba të shkurtra, mirëpo sa më parë filloni ushtrimet dhe ushqimin e drejtë, në mënyrë që të arrini zgjidhje afatgjatë:

Llaku i flokëve
Blini llak për flokë me shkallë të lartë të forcimit dhe spërkatni nëpër kofshë, përkatësisht në pjesët e përfshira nga celuliti. Pas qitjes së llakut, qëndroni vertikalisht dhe mos lëvizni derisa llaku në tërësi të thahet. Do të duhej të ndieni se si lëkura ju tendoset.

Qëllimi është që shkëlqimi i llakut të thyhet në dritë, gjë që gjithashtu vizualisht i fsheh vrimat e pakëndshme dhe pjesët jo të rrafshëta të lëkurës. Me llak flokësh mund të forconi edhe lëkurën e lëshuar në duar!

Mjeti për rinimin e lëkurës
Celuliti vërehet më së shumti në lëkurë të shndritshme. Sa më e errët të jetë lëkura, aq më pak do të vërehet celuliti, andaj për këtë qëllim mund të përdorni sprejet dhe kremrat për veterrësim.

Kujdes vetëm që ngjyra të mos bëhet tepër e errët, që të mos dallohet shumë nga pjesa tjetër e trupit.

Dushi i ftohtë
Mbase e keni ditur, mirëpo uji i ftohtë e tendos goxha lëkurën! Bëni dush me ujë sa më të ftohtë që mund ta duroni, mirëpo së paku 5 minuta bëni dush rajoneve të trupit të cilat janë përfshirë nga celuliti me ujë sa më të ftohtë.

Efekti do t’ju lërë pa fjalë!

Aliexpress WW
Summer Trends: Hot Elements & Popular Color Floral, Mesh, Polka Dots, Star & Moon, Tie-dyed, Leopard... More to Explore May 14-June 3

Më të lexuara

Aliexpress WW
To Top